E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshëm Nishani betohet para presidentit Topi

Në praninë e presidentit të Republikës, Bamir Topi, Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit të presidentit, u zhvillua sot pasdite në presidencë, ceremonia e betimit të Ministrit të ri të Brendshëm, Bujar Nishani.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit, Bujar Nishani bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi Ministrit të ri të Brendshëm, zotit Nishani, suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›