Rama: S`do votojmë Gjykatën e Lartë pa zgjidhur Fierin

Partia Socialiste ka deklaruar sot se nuk do të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit.
Në një konferencë për shtyp, kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se opozita nuk mund të mbyllë sytë dhe të votojë reformën në drejtësi ndërkohë që drejtësia i është mohuar nga vetë qeveria.
“Në pikën ku jemi tani, me një vendim të gjykatave të pazbatuar në dorë ne s`mund të mbyllimin sytë për reformën në drejtësi ndërkohë që vetë drejtësinë na e mohon qeveria. Ky nuk është kusht apo pazar që rënkon Saliu para nxënësve të shkollave” shtoi Rama.
Kreu i PS-së, Rama i është përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit Berisha se po kërkon pazare në këmbim të statusit të kandidatit.
"Sqaroj se ne kërkojmë vetëm zbatimin e 7 vendimeve të gjykatave të Shkallës së Parë, 4 të Apelit dhe 2 të Gjykatës së Lartë, plot 13 vendime gjykate të gjiha pa asnjë përjashtim në favor të PS-së për qarkun e Fierit. Këtë qark ku ka humbur me turp, Saliu e mban peng prej më shumë se 1 viti dhe nuk lejon të shkojnë në zyrat e tyre përfaqësuesit e zgjedhur nga populli i Fierit. Kaq flagrante është kjo pengmarrje sa gjykatat s`kanë dhënë asnjë vendim kundër PS-së, por kanë vendosur që qarku I Fierit po mbahet peng dhe duhet ti kaloj fitueses, Partisë Socialiste” tha Rama.
vijon..