E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sekserët e mi të radhës së dytë do emërohen zëvendësministra

01-09-2013 / Gazeta 55

Peshkimi i kryeministrit në ardhje nga rezervuari i veglave private dhe sekserëve nëpër OJQ-grabitqare për vjedhje fondesh, pas listës së ministrave, do të zbatohet edhe për sekserët e radhës së dytë si zëvendësministra. Kriteri i vetëm i Edvinit mbetet qënia menaxherë projektesh me partnerë bashkitë socialiste dhe OJQ-të si shtojca të Ramës. Sinjali për zv/ministrat e rinj, thuajse dënon me vdekje koalicionin parazgjedhor të PS, pasi kërkesat minimaliste të aleatëve po injorohen në mënyrë publike

Zëvendësministrat e qeverisë “Rama” pritet të jenë figura pa eksperiencë qeverisëse. Burime të mirinformuara pranë koalicionit të majtë  theksojnë se Edi Rama u ka kërkuar ministrave të kabinetit të tij që t’i propozojnë dy emra për njërin nga postet e zëvendësministrit të ministrisë që ata drejtojnë.  Kriteri që ka vënë Edi Rama është që të përzgjedhurit për zëvendës për Ministrat duhet të jenë figura të reja, të papërlyera në afera apo dyshime gjatë ushtrimit të detyrës. Peshkimi i zëvendësministrave do të bëhet në rezervuarin e shoqërisë civile dhe jo në radhët e aleatëve pa deputetë në parlament. 
Mësohet se Rama u ka kërkuar ministrave të kenë si burim të tyrin në përzgjedhjen e emrave data base-n e krijuar pas apelit të bërë nga vetë kryetari i PS-së pas zgjedhjeve dhe fitores së tyre. Emra drejtuesish të OJF-ve që janë marrë me projekte kryesisht nga financime të huaja mësohet se i janë dërguar Edi Ramës në tryezën e tij për postet e zëvendësministrave, por dhe të drejtorëve të rëndësishëm të këtyre dikastereve. 
Gjithashtu duhet thënë se Edi Rama ka përvojë të gjatë më organizatat jo qeveritare më të cilat ka punuar për të thithur fonde të mëdha. Si ministër Kulture apo si kryebashkiak i kryeqytetit Edi Rama ka përfituar nga fondet e institucionet ndërkombëtare të cilat i atashonin si partnerë në projekte plot para, edhe më pas këto para në të shumtën e rasteve kanë përfunduar në llogari bankare jashtë shtetit. Rasti i fundit të 3 milion eurove të dhënë nga bashkimi Europian për komunitetit rom dhe zhdukja e këtyre fondeve pa adresë njofton për një rrjet OJQ-sh të mirëorganizuar në përvetësimin e parave dhe fondeve. Nuk po themi ndonjë të pavërtetë duke konsttuar se në një prej këtyre OJQ-ve ka punuar edhe bashkëshortja aktuale e Edi Ramës, Linda Basha, e cila ka mbi 10 vite aktivitet në shoqërinë civile. Në fakt, Linda Rama mund të jetë një këshilluese e mirë për “peshkimin” zëvendësministrave në  botën pa rregulla të shoqërisë civile. Dhe nuk do të çuditeshim nëse një prej këtyre zëvendësministrave do të ketë qenë bashkëhartues raportesh për OJQ-të me referenca politike. Në fakt disa prej ministrave të kabinetit të Ramës janë individë të modifikuar politikisht në laboratorët e OJQ-ve. Ministrja Englantina Gjermeni ka punuar për vite në një OJQ-të për barazinë gjinore dhe mund të propozojë ndonjë ish-koleg për zëvendës të saj në ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Po ashtu Ditmir Bushati ka punuar si koordinator kombëtar i shoqërisë civile në procesin e monitorimit të zbatimit të angazhimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mund të propozojë ish-kolegët për zëvendësa të tij. Po ashtu Erjon Veliaj, ministër i Mirëqenies dhe Rinisë është një produkt i organizatave jo qeveritare nëpërmjet të cilave ka hyrë në politike. Fare mirë ministri Veliaj mund të propozojë shokët e ish-organizatës “Mjaft” për t’u bërë zëvendësministra të tij pasi nuk kanë përvojën e kërkuara dhe as kanë qenë në qeveritë e mëparshme.  
Sidoqoftë vendimi për të punësuar në majën e arkitekturës shtetërore menaxherë projektesh të OJQ-ve fantazmë, gjoja njerëz të shoqërisë civile, është një hap prapa në forcimin e institucioneve shqiptare. OJQ-të e shoqërisë civile më shumë se përmirësimit të standardeve të cilësisë së jetës dhe aktivitetit publik kanë prodhuar në dekadën e fundit pazare me sekserë të ndyrë që përvetësojnë projektet të mëdha të Bashkimit Europian. Larg o zot prej sekserëve në qeverinë e shoqërisë civile të kabinetit Rama.    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›