Greqia shpreson se të hënën Eurogrup do vendosë në favor të saj
ATHINE - Vështirësitë që ekzistojnë ende në gjirin e Eurogrupit për miratimin e kredisë së re për Greqinë, ishin në qendër të takimeve që kryeministri grek, Lukas Papadhimos zhvilloi me liderët e PASOK-ut dhe Demokracisë së Re, Jorgos Papandreu dhe Antonis Samaras.
Papadhimos i informoi dy liderët politikë të partive që mbështesin qeverinë, për telekonferencën e Eurogrupit dhe qëndrimin e partnerëve të Greqisë.
Pas përfundimit të dy takimeve, kryeministri grek zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa do të vazhdojë dhe sot telefonatat me liderët europianë.
Sipas zëdhënësit, qeveria greke i ka plotësuar të gjitha angazhimet që iu kërkuan, që janë të mëse të mjaftueshme. "Janë përmbushur gjithë kushtet dhe presim që të hënën çështja të mbyllet pozitivisht", deklaroi ai.
Zëdhënësi e bëri të qartë se nuk është artikuluar asnjë pretendim i ri nga partnerët.
Çështja e llogarisë së posaçme që është shtruar në tavolinë, mbetet ende e hapur, dhe përderisa bisedimet nuk kanë përfunduar, qeveria nuk bën asnjë koment.
Lidhur me kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, zëdhënësi Kapsis deklaroi kategorikisht se nuk u diskutua në takimet e kryeministrit me liderët partiakë.
Sipas disa informacioneve, Gjermania, Holanda, Luksemburgu dhe Finlanda, ndonëse e kanë pranuar gjithë programin ekonomik, vazhdojnë të kenë rezerva serioze dhe janë mosbesuese nëse Greqia do të mundë ta zbatojë programin.