Rama për Pavarsinë: Kosova ka mbështetjen e shqiptarëve
Tiranë- Kryetari i Prtisë Socialiste, Edi Rama, me rastin e 4-vjetorit të pavarsisë ka uruar popullin Kosovar.
Nëpërmjet një konference për shtyp Rama ka vlerësuar ushtarët e UÇK- së dhe ata që ranë për Pavarsinë.
Uroj vëllezërit e motrat në Kosovë, Gëzuar 4 vjetorin e Pavarësisë! I uroj kryeministerit Hashim Thaçi suksese të mëtejshme në drejtimn e shtetit të Kosovës. Kjo është një datë që do kujtohet me admirim gjithnjë nga kombi ynë, do kujtohet me adhuriom UÇK-ja dhe Adem Jashri, po ashtu edhe lideri historik Ibrahim Rugova. Kjo është dita e përjetshme e dëshmorëve që vunë jetën e tyre në themelet e shtetit të Kosovës,- tha Rama.
Në vazhdim ai është shprehur se Kosova do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Shqipërisë, dhe sipas tij Sërbia duhet ta harrojë marrjen e saj sërish.
Nuk ka ditë më të mirë se kjo për të thënë se do jemi në krah të Kosovës kur vihen në diskutim kufijtë territorial të Kosovës, kur cënohet integriteti i saj territorial, jemi kundër çdo përpjekje për të futur në historinë e saj fantazmat e së shkuarës që Kosova i mbylli me luftën heroike. Serbët ta kuptojnë se Kosova iu ka ikur nga duart njëherë e përgjithmonë, ata sbëjnë gjë tjetër veçse mbajnë peng të ardhmen e tyre në BE, – tha Rama më tej.
Shkrime të tjera me interes:
- Rama në Korçë: Iu uroj shqiptarëve mbarësi dhe kurajo Me rastin e festave kreu i Partsë Socialiste ka uruar...
- Kosova për rezolutën 12:44, pengon dialogun me serbët Kosovë- Kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri bëri me dije se...
- Arrestimi i 4 shqiptarëve, Rama: Maqedonasit, barbarë primitivë Shkup- Kreu i Partisë Socialiste Rama i ka cilësuar si...