E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Sfida jone nxjerrja e 95 e shqiptareve nga varferia

Lushnje Anetaresohen 300 te rinj 50 prej tyre leshojne teseren e LSI

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi paraditen e se shtunes nje takim me te rinjte ne qytetin e Lushnjes te cileve u ka premtuar se qeverisja e majte do te krijoje mundesi te shumta per ta. Sot te rinjte shqiptare e kane te pamundur te gjejne rrugen e tyre. Ne do ta bejme PS-ne hapesiren e cdo shqiptari ku secili te gjeje veten e tij deklaroi Rama. Lideri i opozites ka shprehur bindjen e tij se anetaresimi i te rinjve ne PS do te percoje energji pozitive midis tyre nderkohe qe ka akuzuar pushtetin aktual se kerkon te vjedhe te ardhmen e tyre. Ky shtet kerkon te vjedhe te ardhmen tuaj. Askush nuk duhet te zmbrapset para asnje veshtiresie. Ju duhet te jeni vendimtare. Programi yne per rinine eshte baza e nje transformimi rrenjesor per jeten tuaj u ka thene Rama te rinjve. Kryesocialisti ka shtuar me tej se sfida e PS-se eshte te nxjerre 95 per qind te shqiptareve nga varferia dhe ti cliroje ata nga papunesia. Kush fiton me pak dhe me pak fitojne prinderit tuaj duhet te paguajne me pak taksa dhe duhet te kene me shume para per te mbajtur familjen me dinjitet. Kush fiton me shume duhet te paguaje me shume taksa dhe padyshim le te fitoje edhe me shume qe te paguaje edhe me shume ne menyre qe kjo shoqeri te jetoje ashtu si te gjitha shoqerite europiane mbi bazen e nje sistemi te drejte. Mbi bazen e nje sistemi ku nga pasuria e perbashket te fitojne te gjithe dhe jo vetem nje pakice e vogel qe pasurohet perdite e me shume nderkohe qe shumica varferohet perdite e me shume tha Rama. Gjate ketij takimi i organizuar nga sekretari per rinine dhe emigracionin ne PS Erion Veliaj jane anetaresuar edhe 300 te reja dhe te rinj ku 50 prej tyre kane lene teseren e LSI-se se Ilir Metes per tu bashkuar me PS-ne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›