Rrebeshi i ftohte qe vjen nga e djathta e Berishes
Spahiu
Diten e ardhjes ne pushtet Berisha hodhi parullen Shqiperia 1 euro ndersa ne 100-vjetorin e Pavaresise po e shet pasaporten shqiptare 100 mije euro. Me Shqiperine 1 euro ia shiti Durresin mafies serbe boshnjake dhe asaj shqiptare
Drejtuesi i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka sfiduar Kryeministrin e vendit Sali Berishen dje nga Durresi duke e quajtur Partine Demokratike thjesht nje particke. Keto deklarata nga ana e nenkryetarit te KLD-se jane bere gjate nje takimi qe Aleanca ka pasur ne Pallatin e Sporteve ne qytetin bregdetar. Berisha na ka quajtur ataviste dhe kallogjere por une kam nje mesazh per particken e Berishes I nderuar kallogjer ne particken tende do te mbeteni ne minorance eshte shprehur kreu i AK-se teksa eshte ndezur nga entuziazmi i te rinjve qe e kane mbeshtetur. Sipas Spahiut Aleanca Kuq e Zi eshte nje levizje mbarekombetare dhe mbarepopullore dhe nuk ka asnje lidhje me partine qe drejton Berisha. Muaji maj eshte muaji i Kuvendit Kombetar por nuk ka salle te na mbaje neve sepse nuk jemi particka bolshevike e Berishes ka deklaruar Spahiu duke shfaqur edhe axhenden e ardhshme te partise se tij.
Mustafaj
Berisha i ben dem vetes dhe qeverise kur merr vete rrugen per te shkuar ne seminarin e nje dhome tregtie apo te ndonje shoqate ne Milano ne Toronto apo diku tjeter
Ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj rriti dje tonet e kriticizmit ndaj Kryeministrit Sali Berisha duke e quajtur ate te shkeputur nga realiteti dhe te izoluar nga nderkombetaret. Ne nje interviste per revisten Java Mustafaj i cili ka qene pjese e lidershipit demokrat deklaroi se kjo situate per kreun e PD-se ishte krijuar edhe per shkak te ndryshimit te qendrimit nga ana e liderit te opozites Edi Rama. Berisha e kerkon konfliktin pasi beson se ne rrethana te konfliktualitetit si ushtar i vjeter qe eshte ka me shume shanse se kundershtari per te dale fitimtar. Kjo ecte sa kohe Rama ishte konfliktual por tani qe Rama ka ndryshuar Berisha po luan krejt si ne teater. Me sa duket eshte i shkeputur me tepri nga realiteti deklaroi Mustafaj. Ish-perfaqesuesi i larte i PD-se gjithashtu akuzoi Kryetaren e Kuvendit Topalli si nepotike dhe jashte kontekstit ate qe ajo e quan diplomaci parlamentare.
Meksi
Gjetja e nje forme organizative ku do te deshiroja te bente pjese edhe Presidenti Topi pas perfundimit te mandatit do te ishte zhvillim pozitiv
Me idene e nje organizimi te ri djathtas bashkohet se fundmi edhe ish-kryeministri i Partise Demokratike Aleksander Meksi. Ne nje interviste dhene revistes Java Meksi e konsideron te dobishme dhe koherente qasjen e percjelle nga Presidenti Bamir Topi prej se ciles pergjithesisht eshte kuptuar krijimi i nje partie te re. Gjetja e nje forme organizative ku te marrin pjese te gjitha keto figura publike e do te deshiroja te bente pjese edhe Presidenti Topi pas perfundimit te mandatit do te ishte zhvillim pozitiv. Personalisht nuk do te gjeja ndonje arsye per te mos marre pjese ne kete projekt te ri politik si nje njeri qe nuk ka deshiruar asnjehere qe te nderroje flamujt partiake apo kredon e tij politike e cila mbetet e lidhur me qendren e djathte aq me teper sot kur ajo eshte zvetenuar shprehet Meksi. Nje arsye me shume per shfrytezimin e ketij momenti sipas tij eshte edhe gjendja ne vend dhe mungesa e nje qendre te djathte veshtruar kjo ne mangesite ne politikat me pronaret te perndjekurit etj.
Biberaj
Shoh si alternative te vetme riformatimin e se djathtes se vertete me njerez te rinj te panjollosur dhe te pakapur peng nga pushtetet
Vendimin se cfare do te beje Presidenti Topi pasi te mbaroje mandatin presidencial natyrisht qe e merr vete ai. Por une mund te shpreh mendimin tim dhe te mbroj idene time duke perfituar edhe nga pervoja personale. Sic e dini ju te medias por edhe mbare demokratet dhe shqiptaret ka vite qe kerkoj demokratizimin e PD-se reformimin e saj por gjithcka deri sot ka rene ne vesh te shurdher per te mos thene qe gjerat kane shkuar dhe po shkojne keq e me keq. Me kete situate dhe me kete lidership karriere politike ben vetem duke iu nenshtruar servilosur dhe i sherbyer njeshit me zellin dhe perulesine me te madhe sic ndodhte ne mesjete. Qytetari intelektuali demokrati patrioti nuk mund te pajtohet me kete gjendje prandaj shoh si alternative te vetme riformatimin e se djathtes se vertete me njerez te rinj te panjollosur dhe te pakapur peng nga pushtetet si para ashtu edhe pas vitit 90.