E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sfido veten, bëhu pjesë e Maratonës së Tiranës më 24-25 tetor

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Më 24-25 tetor, rrugët e kryeqytetit do të kthehen në pistën më të madhe të vrapimit, me zhvillimin e edicionit të 10-të të Maratonës së Tiranës.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e eventit sportiv, duke i nxitur të sfidojnë veten dhe të mos e shtyjnë pjesëmarrjen për vitin e ardhshëm.

“Mos e lër për vitin tjetër. Vish atletet. Sfido veten. Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e maratonës”, shprehet Rama.

Maratona e Tiranës, një nga eventet më të mëdha sportive në kryeqytet, rikthehet këtë vit me edicionin e dhjetë.

Në edicionin e kaluar, Maratona e Tiranës mblodhi mbi 4 mijë pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Polonia, Ukraina, Kosova dhe Austria.

Pjesëmarrësit u bënë pjesë e një gare sportive emocionuese dhe sfiduese, duke e kthyer eventin në një aktivitet me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe një nga ngjarjet e rëndësishme sportive të kryeqytetit.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›