E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot

PRISHTINË, 6 tetor/ATSH/ Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një thirrje në rrjetet sociale, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kërkesa lidhet me miratimin e Ligjit për UÇK-në.

“Protestë popullore. Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot! Shihemi në shesh!”, shkruan Haziri.

Ndërsa, protesta e djeshme ishte e tensionuar, derisa mbi 15 persona kërkuan ndihmë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›