Reforma zgjedhore, Meta: E nevojshme, siguron barazinë e votës
Tiranë- Gjatë një takimi me të rinjtë e LSI- së në Durrës, kryetari Meta deklaroi se është tepër e nevojshme reforma zgjedhore, pasi do të sigurohet barazia e votës.
Sipas tij varianti i tanishëm i Kodit Zgjedhor është diskriminues, dhe duhet patjetër që ai të ndryshohet.
Ai foli edhe për Presidentin, ku tha se Presidenti i ri duhet të garantojë pavarsinë e institucioneve, duke u shprehur se në zgjedhjen e tij do të angazhohet edhe LSI- a.
Gjithashtu në fjalën e tij ai ka deklaruar se duhet të rritet roli i gruas në shoqëri, si dhe numri i grave në parlament të jetë më i madh.
Shkrime të tjera me interes:
- Presidenti i ri, Meta: Në kohën e duhur, konsensusi i nevojshëm Kuçovë- Shqipëria do të ketë presidentin në kohën e duhur,...
- Reforma zgjedhore, Meta: LSI, rol të rëndësishëm Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim do të luajë një rol të...
- Korrektimi kombëtar, Zogaj: Vetëm një kërkesë e reformës, Milo: I nevojshëm për barazinë e votës Tiranë- Aleatët socialistë kanë dhënë opinionin e tyre në lidhje...