E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sheshi Skënderbej do të jetë kartëvizita e Tiranës

Tiranë, 28 mars, NOA Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka marrë pjesë sot në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shtetit Skënderbej në qendër të Tiranës.

Kreu i Bashkisë u është shmangur replikave me ministrinë Transporteve dhe qeverinë për këtë çështje, duke u ndalur vetëm në aspektet pozitive të këtij projekti.

Ai ka theksuar se në këtë hapësirë duhet të jemi të përkushtuar të gjithë bashkë, për të bërë sa më të mirën e mundshme dhe nuk do doja të hyja në polemika që i merr era.

Kryebashkiaku ka falënderuar financuesit e projektit dhe ka theksuar se ky do të jetë një shesh që do të jetë një oaz për të gjithë ata që do duan të jenë në mes të Tiranës, por larg trafikut.

Rama ka kërkuar dhe mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës për bllokimin e trafikut që do të ndodh gjatë punimeve të këtij sheshi. Plani i parë i këtij projekti do të zgjas 9 muaj dhe parashikon bllokimin e trafikut në qendër.

Kompleksiteti i projektit kërkon bashkëpunimin e të gjithëve, sepse trafiku që do devijohet do ketë kostot e veta, duhet durim sepse pas një pas një periudhe jo shumë të lehet për shkak të punimeve, do të kemi sheshin që kemi ëndërruar për vite dhe vite më radhë. Plani i punës do të diktoj një proces me blloqe pune, pa e mbyllur gjithë sheshin njëkohësisht, për të mos bllokua trafikun që detyrimisht do të të kalojë nga ky shesh. Do bëjmë gjithçka mundemi që përmes këtij procesi të bëjmë të dyja punët edhe ndërtimin e sheshit sipas parashikimit dhe mos pengimin përtej kufirit, durimin e qytetarë për trafikun, u shpreh Rama.

Mbrëmjen e djeshme, bashkia nisi ngritjen e kantierit të ndërtimit duke rrethuar pjesën qëndrore të sheshit. Pak ditë më parë qeveria vendosi që të nisë ajo punimet për rindërtimin e sheshit duke e filluar me asfaltimin madje dje disa piketa u vendosën për bërje matjesh nga ministritë e përcaktuara nga urdhri i kryeministrit Sali Berisha.

m.xh/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›