Rama Shpenzime marramendese per te deformuar vullnetin e qytetareve

Mine me sahat e ka cilesuar kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjendjen ekonomike dhe financiare te Shqiperise. Gjate nje konference per shtyp Rama u shpreh se qeveria ka bere shpenzime pertej parashikimeve me objektiv manipulimin dhe deformimin e rezultatit te zgjedhjeve.
Shifrat ne tejkalimit te gjithckaje te parashikuar nga vete Kuvendi i Shqiperise lidhur me pagat dhe shpenzimet operative per subvencionet per pushtetin vendor per jane marramendese per nje qellim te deformimit te procesit zgjedhor dhe te thellimit te gropes ku zhytet ekonomia shqiptare me synimin konsolidimin e nje pushteti u shpreh lideri socialiste duke shtuar se e verteta e ekonomise shqiptare po kthehet ne nje mine me sahat qe mund te shpertheje dhe qe koha vjen duke u shkurtuar dhe arsye eshte vetem keqqeverisja.
Kreu i opozites tha se heret a vone do te shihet e verteta e ekonomise per te cilen do te nevojitet perpjekje te medha per ta nxjerre nga qorrsokaku ku e ka zhytur qeveria aktuale. Ne gjuhen e shifrave Rama tha se shpenzimet per pagesat jane tejkaluar me 110 ndersa niveli i financimit me borxh te brendshem eshte tejkaluar me 292.3.
Ajo qe ndodh me procesin zgjedhor eshte krejt e lidhur me ekonomine tha kreu i PS-se. Rama foli edhe per procesin e privatizimeve te hidrocentraleve qe qeveria pritet te ndermarre shume shpejt. Ai e cilesoi kete akt si kulmin e keqadministrimit te aseteve publike. Privatizimi i hidrocentraleve ky eshte akti me kriminal ne pikepamje te administrimi te ekonomise qe shenimit te nje kulmim te ri ne ekzekutimin e nje politike ekonomike shkaterruese per vendin tha duke nenvizuar se privatizimet do ti zmbrapsim sapo te jemi ne pushtet.