150-vjetori i bashkimit të Italisë, Topi niset për në Romë

Kreu i shtetit Bamir Topi është nisur sot në Itali për të marrë pjesë në festimet zyrtare me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së Bashkimit të Italisë.
Në festimet madhështore që do zhvillohen në kryeqytetin e vendit fqinj, Romë, më 2 qershor, në Ditën e Festës Kombëtare të Republikës Italiane, janë të ftuar krerë shtetesh e drejtues qeverish të mjaft vendeve të Evropës dhe të mbarë botës, të cilët do të ndjekin nga afër festimet zyrtare që simbolikisht do të shprehin mesazhet e rëndësishme të unitetit kombëtar e të përparimit të shtetit italian.