Kengetari qellon ne ajer plumbi rikoshet godet te shoqen

Nje gezim familjar per pak sa nuk eshte shnderruar ne nje tragjedi mesnaten e mbremshme ne fshatin Tushemisht te Pogradecit. Gjate festimeve ne nje lokal kengetari i mbremjes Avni Lushka ka gjuajtur ne ajer me pistolete dhe nga rikoshetimi i plumbit ka mbetur e plagosur ne qafe bashkeshortja e tij. Ajo eshte nisur per ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet ku ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Sipas policise ndaj shtetasit Avni Lushka 44 vjec filloi ceshtja penale ne gjendje te lire per veprat penale Plagosje e rende nga pakujdesia dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve. Materialet i kaluan Prokurorise Pogradec per hetime te metejshme.