E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria 2030 do të jetë Europa e Ballkanit

TIRANË, 4 maj /ATSH /Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u shpreh se, Shqipëria e 2030-s, do të jetë Europa e Ballkanit.

Rama tha se, Shqipëria në Europë ka qenë ëndërr e kahershme e shqiptarëve dhe shkodranëve.

“Shkodranët janë arratisur gjithnjë për të ikur nga Shqipëria dhe nuk i linin, i vrisnin rrugëve dhe i mbyllnin nëpër burgje. U deshën 10 vjet përpjekje për ta bërë Europën, që të flasi me respekt dhe vlerësim për Shqipërinë”, tha Rama.

Rama deklaroi se, “në 16 maj e gjithë Europa, do të zbresë në Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare të cilët do të vijnë në Tiranë”.

“Tirana është bërë qendra e Europës dhe Ballkanit”, u shpreh ai, teksa vuri në dukje mision e PS për marrjen e pasaportës europiane që do t’i bëjë shqiptarët njësoj të barabartë si europianët. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›