Sulmohet patrulla e EULEKS. Nuk ka viktima

Një patrullë policore e EULEX-it është sulmuar me armë zjarri në Bërnjakë, afër Zubin Potokut, në kufi me Serbinë. Sipas gazetes “Koha Ditore”, mjeti me të cilën po patrullonin policë rumunë, u sulmua në orët e mbrëmjes, me armë zjarri dhe nje mjet shpërthyes. Nga sulmi fatmirësisht nuk pati të plagosur ndërsa burime policore thonë se po punohet për identifikimin e autorëve.
Incidentin e konfirmoi dhe misioni evropian për sundimin e ligjit. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, nuk deklaroi nese objektiv i sulmit kanë qenë pikërisht policët. Sulmet mbi pjesëtarët e EULEX-it në këtë zonë nuk janë të rralla. Për herë të fundit një veturë është sulmuar më 3 mars të këtij viti. < I mëparshmi