Serbia, kërkesë KB për bisedime te reja rreth Kosovës
Parlamenti i Serbisë mbështeti nismën e qeverisë për të kërkuar në Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth Kosovës. Pas një debati që zgjati rreth 12 orë vendimi për bisedime u miratua me 126 vota për, 26 kundër dhe dy abstenime.
Debati rreth Kosovës u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë, pas vendimit të GJND-së, sipas së cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Megjithë vendimin e GJND-së, Beogradi do të vazhdojë me kërkësën për bisedime.
Qeveria e Serbisë tha se pret që edhe 55 vende të tjera ta njohin Prishtinën tani që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se shkëputja e Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, deklaroi se vendimi që Gjykata shpalli të enjten ia ka bërë të vështirë Serbisë të vazhdojë fushatën e saj diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës.
Gjatë debateve në parlament kritikat kryesore të opozitës për dështimin u drejtuan kundër tij. Opozita nuk nguroi madje të kërkonte dhe dorëheqjen e ministrit të Jashtëm. Azhornuar së fundi ( e martë , 27 korrik 2010 ) < I mëparshmi