E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqipëria në krizë të gjithanshme

Ai solli rastin e dy vajzave të sëmura të Dibrës, duke i vlerësuar si dëshmi të varfërisë që ka përfshirë vendin.

“Shqiptarët po përballen me degradimin çdo ditë e më shumë. Kriza finaciare që i prek çdo ditë është dëshmi e këtij degradimi. Numri i bizneseve të vogla që po falimentojnë është në rritje”, theksoi Rama.

Ai shtoi më tej se varfëria po përfshin çdo ditë familje të komuniteteve të ndryshme. “Vetëm këto ditë pamë se njerëzit për shkak të varfërisë ekstreme jetojnë si në mesjetë”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, kreu socialist tha se Shqipëria përballet sot me krizën më të thellë morale të qeverisjes. “Rastet e Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës janë shembujt. Tragjedia e Gërdecit vazhdojnë të hap plagë, ndërkohë që shkaktarët strehohen në qeveri. Tuneli i Kalimashit u mbyll duke shkaktuar milion euro dëme, ndërkohë që shkaktari është në qeveri”, vijoi më tej ai.

Në konferencën e shtypit, Rama ka cekur edhe rastin e fundit të përplasjes në kompaninë ARMO, duke theksuar se kjo përplasje është shembulli turpi. “Përplasja midis dy policive është një akt i pa shembull turpi për një shtet që synon të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ndërkohë që kompania i ka borxh shtetit, duke mos paguar taksa”, vijoi Rama.

Në fund të deklaratës, Rama ka paralajmëruar se për të gjitha këto arsye, protesta e radhës e Partisë Socialiste do të zhvillohet në Lushnjë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›