E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse u mbyt Shkodra

/ /

NgaSHPETIM NAZARKO

Ne nje arsyetim tipik prej dembeli pohohet se punen e kemi pisk ne dy raste. Nese hidrocentralet gjenden pa ujin e duhur ne vjeshte atehere kemi mungese energjie nese jane plot mund te permbytemi. shte e njejta fabul e famshme e Nastradinit qe pas inspektimit qe u beri dy dhendureve te cilet punonin ne kushte te...

ngjashme njeri bostanxhi e tjetri tullaxhi i tha te shoqes Bie apo nuk bie shi nje nga dhenduret tane do te jete i detyruar te vrase veten
Ne nje arsyetim prej kompetenti inxhinier Vogli pohoi thjesht se nese nga hidrocentralet do te shkarkoheshin mbi 1500 m3 uje ne sekonde Buna do te dilte nga shtrati dhe pasojat dihen. Ai qe e di sa eshte derdhur keto dite ne Shkoder e kupton thelbin e problemit. fare duhet shtuar ketu eshte se mbytja do te vazhdoje gjate shume gjate. Akoma do te vazhdoje derisa ti jepet fund nje cmendurie qe nje koleg ne profesion me Kryeministrin po nga raca e vjeter e Shkodres e theksoi ne formen me te thjeshte. Zoterinj po punoni me kuota te larta ne hidrocentrale. fare do te thote ndryshe ky pohim elementar Duket se pa u ulur kuota e liqeneve te hidrocentraleve nuk ka rendesi se bie apo jo shi. Jane liqenet ende shume mbi kuote.
Sipas te dhenave zyrtare KESH-i ka fituar nga eksporti i energjise kete vit rreth 95 milione euro. Si ka mundesi do te pyese dikush Ku e gjetem kete sasi kolosale per eksport kur dihet qe nga koha e Hoxhes ne nuk kemi investuar aq shume sa te kemi kete mrekulli Kaq gomar te kete qene diktatori sa te mos e kete shfrytezuar kete fat Apo ate kohe per shkak te rrethimit kapitalisto- revizionist ujerat e gjithe Ballkanit derdheshin ne krah tjeter Per cdo njeri me logjike minimale kuptohet se kemi te bejme me ndryshim te teknikes menaxhuese te hidrocentraleve. Me thjesht akoma do pare pak ajo lidhja midis eksporteve dy vitet e fundit dhe permbytjeve. Kam idene se prokurori i pare qe do te kerkoje librin e te dhenave ne hidrocentral mbi gjendjen e ujit ne fillim te vjeshtes per dhjete vjetet e fundit zor ta mbylle ceshtjen pa futur ne hapsane shume prej zoterinjve te ketij vendi me dekorata mbi supe.
Per te mos renduar problemin me hipoteza te tilla duhet te kerkojme pak me tej. Ndryshimi i teknikes menaxhuese duket se ka ardhur per nje arsye te thjeshte. Ne skene eshte futur ndermarrja ceke e shperndarjes e cila nje pjese te energjise e merr prej KESH dhe nje pjese e ble jashte vendit. Kjo teknike jo vetem nuk e le vendin pa energji por edhe siguron eksport. Ne kontraten e saj me KESH ajo duhet te marre prej ketij te fundit 65 apo 70 per qind te prodhimit. Meqe kontratat nuk jane ditore po 6 mujore apo nje vjecare duket e veshtire ta dime si duhet ti rregullojme hesapet menaxhuese me ceket. Studimi i problemit thekson se raporti i siperm zor te respektohet. KESH-i thote se ka eksportuar kete vit mbi 2 miliarde kilovat energji ndryshe nje sasi prej 10 milione kilovat oresh ne nje periudhe 200 ditore. Mesatare normale pasi nuk mund te bien shira gjate gjithe vitit. Po ti besosh KESH-it ai ka prodhuar kete vit 7 miliarde kilovat ore nga te cilat ka eksportuar dy te tilla. Diferenca e mbetur duket gati e mjaftueshme per te mbajtur vendin pa import. Po a eshte keshtu Nese eshte keshtu ceket nuk duhet te kene importuar thuajse asgje. Po kjo eshte e pamundur per dy arsye te thjeshta. Qeveria nuk ka interes tu shese cekeve apo popullit te saj energji me nje cmim qe ajo e ka vendosur si detyrues dhe qe nuk tejkalohet pra rreth 17 euro per megavat. Nje zot e di pse e ka kete cmim kur populli e ble shume me shtrenjte ne te gjitha rastet. Se dyti ajo nuk ia merr parasysh shume humbjet ne rrjet cekeve qe duhet ta gjejne kete diference energjie jashte vendit. E gjithe kjo logjike duket se imponon shitjen e saj jo me cmimin e siperm por me nje me fitimprures. Llogaritjet mesatare thone me pak me shume se 40 euro per megavat. Eh sa mire eh sa mire Qeveria ka gjetur shpellen e Ali Babes Ajo dhe KESH-i fitojne leke me energjine dhe sa me shume te eksportojne aq me shume fitojne. Mund te therrasim urra nga kjo histori qe i kerkon hidrocentralet plot ne dimer edhe plot ne vere. Padyshim shume mire sikur te mos ishte ky maskara shi qe duam nuk duam ze e bie ne vjeshte shume me teper sesa duhet dhe nuk ka ku te derdhet vecse ne Shkoder pasi i gjen plot hidrocentralet qe nuk e qasin dhe sikur te duan.
Ka dhe nje llogari tjeter akoma me shvejkiane ne kete mes. Ku e gjejne ceket energjine qe e importojne per ne Natyrisht qe atje ku ne e shesim vete dhe ata per ta blere. Per te na e shitur neve me cmim pak me te larte sesa qeveria te tjereve. Kujt te tjereve Gojet e liga thone qe ndermarrja me e madhe shitblerese ne Ballkan eshte njefare EFT-je e cila ka nje menaxher shume te njohur per publikun tone. Thua te jete keshtu
Kur i tregova tim eti me dy klase shkolle se cfare behet me kete punen e energjise ne shitje dhe blerje pa u menduar asnje sekonde me tregoi kete histori.
Ne kohen e kooperativave nje njeri qe thoshte se nuk hynte ne te se ishte xhambaz i lindur dhe nuk mund te bente tjeter pune i ngarkuan te shiste nje kale ne pazarin e Korces. Kali i vrare ne samar u ble nga nje tjeter xhambaz natyrisht jo menaxher i EFT-se per njeqind mije leke. Fshati e priti me hare xhambazin dhe e shpuri prape ne Korce per te blere nje kale te ri. I blere me njeqind e njezete mije leke ai u prit me brohorima por stallieri i vjeter e kuptoi se kishin riblere te vjetrin. E njohu nga nje plage e vjeter qe e bente kalin ditezi te perkulesh kur hynte ne stalle.
Ti biem shkurt. Per te fituar para mbajme hidrocentralet plot. Per kete na duhet te mbysim gjesendi po ra shi. Fati i keq per Shkodren. Fitojme leke naten me eksport qe i humbim diten me import. Po kemi dhe fitime te tjera ama. Themi qe kemi rritur eksportet etj etj. Hajde tu mbyllte hajde do te thoshte fshatari i vjeter i Korces
Kur i thashe ish-ministrit Prifti se me kete taktike nje dite do te kalbeshin burgjeve shume njerez sepse vec permbytjeve nuk ka asnje kuptim te shisnin energji naten dhe ta riblinin diten me shtrenjte ai mu pergjigj Une e cova ligjin ne Parlament por ata nuk duan ta aprovojne. Ndryshe ka nevoje per CASH zoteri
Rikthehemi perseri ne piken e nisjes. Diktatori i vjeter kishte nevoje shume me teper per para se tani per te mbajtur sundimin. Nderkaq sklleverit e ditur i thoshin se ne vjeshte hidrocentralet duhet te mos ishin plot se binte shi qe ishte i mjaftueshem bashke me boren e dimrit per te na mbajtur me energji per pranveren e vone dhe veren. Ne vjeshte loja rifillonte nga e para. Kjo teknike qe ne kohen e sotme precizohet me ndihme sateliti ne menaxhim duket me e thjeshte. Diktatorit i thoshin sklleverit se mund ta depozitonte energjine e dimrit ne kish teper per ta marre ne vere. Ne te vertete ai mund edhe te cmendej e te mbante ca uje me teper se i kishte te mira argjinaturat por kete nuk e bente packa se mund te bente cfare i donte qejfi.
Thua qe ne kete maskarade ka faj vetem Berisha i cili me te drejten e Perendise ka nevoje per para te na rimekembe dhe padashur te tjere na mbysin. Se pikerisht ne ato shitje dhe rishitje mund te fitohet ndonje lek i vogel me shkelje syri. Packa se me kete lloj cmendurie qe mbush xhepa vete Shkodra ne xhehenem dhe fajtoret nuk gjenden kurre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›