E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqiptarët të zgjedhin Rilindjen, jo shkatërrimin që ofron Berisha

Gazeta Shqip

529199_10151399655631523_878711396_nKreu i PS-së prezanton programin e Rilindjes në Durrës dhe sulmon kryeministrin për rrënimin e sektorëve kyç

Fatjona Mejdini

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje nga Durrësi se qytetarët më 23 qershor kanë përpara dy oferta, ose të votojnë partinë familjare të Berishës, ose do të vendosin të rilindin vendin, duke votuar socialistët. Në Durrës, Rama prezantoi programin e PS-së për Rilindjen, duke analizuar së bashku me një panel deputetësh pikat kryesore të tij. Sipas kreut socialist, Berisha ka dështuar në të gjitha aspektet normale të funksionimit të shtetit, duke nisur nga ekonomia dhe punësimi dhe duke vijuar tek disa sektorë strategjikë siç janë biznesi, bujqësia, turizmi etj. Kreu i PS-së theksoi se sot, Berisha duket si një turist në takimet me qytetarët, duke marrë pozicionin e një njeriu i cili për tetë vite nuk ka qenë në Shqipëri dhe për pasojë nuk ka dijeni për realitetin e hidhur në të cilin është vendi.

Bujqësia

Kreu i PS-së kritikoi ashpër konventën e dy ditëve më parë të PD-së për bujqësinë, duke e quajtur larg realitetit dhe në mospërputhje me realitetin që mbizotëron në fshatin shqiptar. Rama e ka quajtur programin aktual të PD-së në këtë fushë një kopjo të atij të PS-së dhe kryeministrin krejt larg realitetit në të cilin është katandisur ky sektor. Çka u tregua si rezultat i këtyre të ashtuquajturave Taun Holleve, ku kryeministri mbledh administratën dhe bën sikur dëgjon, duke u shfaqur si një turist i sapozbritur në Shqipëri, që po zbulon Shqipërinë, që po njeh më në fund vendin që në fakt e ka qeverisur për tetë vjet me radhë, e ku përgjithësisht nuk kupton asgjë se çfarë ndodh, deklaroi Rama. Sipas tij, socialistët kanë një program të plotë për ta rilindur fshatin shqiptar dhe për ti dhënë atij rëndësinë që meriton.

Punësimi

Edi Rama premtoi dje nga Durrësi se me ardhjen në pushtet të socialistëve, administrata nuk do të jetë më një strehë për militantët. Duke e vlerësuar meritën tek të gjithë ata që duan ti shërbejnë shtetit shqiptar, që smund të jetë më një fole zogjsh për militantët e partive, por duhet të kthehet në një administratë publike shtetërore moderne europiane që u shërben të gjithë shqiptarëve, premtoi Rama. Ai shtoi se socialistët në qeveri do të krijojnë 300 mijë vende të reja pune në 4 vitet e ardhshme dhe se qeveria aktuale sbënte gjë tjetër veçse trukonte shifrat reale të punësimit. Kryeministri bridhte nëpër Shqipëri dhe thoshte kemi hapur shumë vende pune po janë të padukshme. Një kryeministër që i thotë popullit të vet se kemi hapur vende pune të padukshme në çdo vend normal, thirret menjëherë përballë një komisioni mjekoligjor, për të verifikuar kapacitetin logjik të personit, ironizoi Rama.

Turizmi

Kreu i PS-së theksoi se fitorja e socialistëve më 23 qershor do të bëjë të mundur dhe rilindjen e turizmit në Shqipëri, në një kohë kur qendra të rëndësishme turistike në vend janë katandisur në mëshirë të fatit. Romakët ndërtuan në Durrës amfiteatrin më të madh jashtë Romës, ndërsa qeveria e Saliut e bëri Durrësin pikë hyrjeje për plehrat që vijnë nga Europa. Ne do ta kthejmë Durrësin në një kantier të një transformimi historik. Kështjellën e Krujës, nëse do të fitonte edhe një herë Saliu, të jeni të sigurt se do ta shembte. Sepse atë që po i bëjnë Kështjellës së Skënderbeut këta barbarë në këto tetë vite, nuk ia kanë bërë turqit në 500 vjet dhe nuk ia ka bërë asnjë pushtues më pas. Tre sulltanë e rrethuan, por ikën andej nga erdhën dhe rreth Krujës lanë kodrën e ullinjve. Një kryeministër dhe brenda tetë vitesh, po kapërcen 500 vjet mbrapsht dhe po na çon para pushtimit turk në Krujë, theksoi Rama.

Ekonomia

Në vitin 2012, Banka e Shqipërisë pohon se fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë 10%, për shkak se paga reale e shqiptarëve ka rënë 10%

Biznesi

Konsumi i energjisë elektrike në vitin 2012 nga ana e biznesit ka rënë 33% në raport me 2011-n. Është më i ulëti i pesë viteve të fundit, çka tregon krizë të rëndë ekonomike

Vizita Kosova

Kreu i PS-së, Edi Rama, u nis dje drejt Prishtinës ku do të zhvillojë nesër një prezantim për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin pas zgjedhjeve të 23 qershorit

Rama: Shqiptarët të zgjedhin Rilindjen, jo shkatërrimin që ofron Berisha burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›