E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Shumicën aritmetike nuk e diskutojmë, të krijojmë një shumicë shpirtërore për Shqipërinë si Evropën e Ballkanit

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në Korçë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “ky takim në Korçë është tamam si një zemër e hapur dhe duket shumë fantastike pamja e këtij trupi të madh njerëzor bashkuar këtu në këtë shesh”.

Rama kërkoi ndjesë për qytetarët e Korçës, që siç theksoi ai, “e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar dhe u fry edhe pastaj u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike në Pallatin e Sportit ku besoj unë “këneta” i dha të gjithë Korçës dhe të gjithë korçarëve në radhë të parë, të gjitha arsyet pse duhet tharë edhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Kurrë!”.

“Për hir të së vërtetës, historia ishte shumë e thjeshtë. Se më tregoi Nikua një video të një deputeti këtu të “kënetës” që ishte një gjë e pabesueshme. Në një kafe ishin vetëm burra s’kishte asnjë grua”, tha Rama.

“Në 1923-in Korça zgjodhi Fan Nolin, në 2025-n “këneta” i thotë Korçës zgjidh Fidelin”, tha Rama.

Rama evidentoi kontrastin mes takimit të PS dhe atij të opozitës.

“Është e rëndësishme, sepse shikoni çfarë kontrasti. Ju e patë si filloi ky takim këtu me gjithë ato mandolina e kitara e me gjithë atë sqimë edhe respekt për veten dhe tërë Korçën. ǒndodhi në Pallatin e Sportit? Një shfaqje e lemerishme e antikulturës, një shfaqje e lemerishme anntievropiane, një shfaqje e lemerishme antiqytetare, një shfaqja e lemerishme antikorçare”, tha Rama

Për këtë arsye, shtoi Rama, “unë besoj se të gjitha ata të cilët janë mërzitur me Nikon, janë fare të pakënaqur me mua, janë krejt të paorientuar që të vijnë drejt nesh, duhet t’i dëgjojnë disa fjalë nga unë sot. Duhet t’i dëgjojnë disa fjalë nga unë sot jo për t’u bërë me Nikon dhe me mua dhe me PS, por për t’u arratisur nga ajo lemeri, nga ajo kënetë dhe për të menduar se çfarë është vota e 11 majit”.

“Nuk është votë për shumicën aritmetike për të krijuar një qeveri të PS-së. Shumicën aritmetike për të krijuar një qeveri të PS-së, nuk e them fare për mendjemadhësi, as e them për vetësiguri, ne as nuk e diskutojmë fare. Këtu fjala është për të krijuar një shumicë shpirtërore, shqiptare, për Shqipërinë si Evropën e Ballkanit dhe për shqiptarët si banorë të Evropës së bashkuar”.

Këtu është fjala për ta parë se çfarë peshe dhe çfarë kuptimi ka vota e 11 majit. Nuk është një votë që thjesht do shkojmë dhe do zgjedhim parlamentin e ri edhe do ndajmë kush është shumica, kush është pakica. Është një votë që ka brenda edhe një vendim historik, ka brenda vendimin që shqiptarët së bashku do të marrin në një moment historik, sepse për herë të parë, qysh se ra muri i izolimit, Evropa na ka hapur derën dhe ne jemi tek pragu gati për ta kapërcyer”.

“Për herë të parë! Ajo derë nuk ka qenë asnjëherë e hapur. Ajo shtëpi, BE, është një shtëpi të pasurish, ajo nuk e mban derën hapur. Shtëpitë e të pasurve nuk e mbajnë derën hapur gjithmonë. Shtëpitë e të varfërve po, janë gjithmonë me dyer të hapura. Që ata të hapin derën duhet që 27 anëtarë brenda asaj shtëpie të bien në një mendje që dera të hapet dhe ti mund të trokasësh sa të duash, dera nuk hapet nëse ata nuk kanë interesin e tyre ta hapin”, tha Rama.

“Dhe në gjithë këto vite ne na është dashur të bëjmë një përpjekje të jashtëzakonshme që në radhë të parë të na shohin, të ngrenë sytë të na shohin, të na njohin, të na njohin dhe të na kuptojnë dhe pastaj të na pranojnë si evropianë me identitetin tonë evropian. Të na pranojnë dhe pastaj pasi të na pranojnë të na respektojnë. Dhe pasi të na respektojnë të na vlerësojnë. Dhe pasi të na vlerësojnë të na besojnë. Dhe ne e kemi arritur këtë. Kemi punuar shumë për këtë”, tha Rama.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›