E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sistem unik arsimor me Kosovën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me promovimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ndërsa ka vlerësuar abetaren, Rama ka theksuar se shteti shqiptar ka bërë shumë pak për një sistem unik me Kosovën.
 

“Shumë mirë Abetarja e përbashkët.Po fare pak nga ana e shtetit shqiptar në drejtim të një sistemi arsimor unik në kaq vite liri për Kosovën” theksoi Rama.
 

Ai ka theksuar se PS-ja do të bëjë të mundur arsimimin e gjeneratës së re në Shqipëri e Kosovë pasi sipas tij shqiptarët meritojnë të arsimohen në një hapësirë të përbashkët të marrjes së dijeve.
 

“Përmes programit për një Rilindje Shqiptare ne do të ecim shumë shpejt drejt sistemit arsimor unik në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës” shton më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›