E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Është koha për zgjidhje. Dule: Do mbështesim Nanon

Për afro 1 orë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me kryetarin e PBDNJ-it Vangjel Dule. Takimi është zhvilluar në hotel “Sheraton” ndërsa në focus ka qënë zgjedhja e kreut të ri të shtetit.
 

Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se është moment për t`i dhënë zgjidhje dy çështjeve të rëndësishme siç janë zgjedhja e presidentit dhe reforma zgjedhore. “Ne jemi të shqetësuar pasi koha ikën dhe ndërkohë kemi detyrimin e madh për t`i dhënë zgjedhje dy momente jashtëzakonisht të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë. Na duhet një reformë zgjedhore e dakortuar dhe e merituar përpara 24 majit në unison me gjithë bashkësinë ndërkombëtare që po bën çmos të na ndihmojë por kërkron që ne të ndihmojmë veten” theksoi Rama.
 

Ai ka theksuar se vendit i duhet një president që të mishërojë unitetin kombëtar. “Na duhet një president që të jetë mishërimi i unitetit kombëtar në këtë periudhë historike ku Shqipëria kanë nevoje të shkojnë së bashku përpara dhe të jenë kontrubuese për gjtihcka që i duhet vetë rajonit. Jemi në kushtet ku kryeministri bën shurdhin pasi do një president për veten ndërkohë që ne kërkojmë një president për të gjithë shqiptarët” përfundoi Rama.
 

Në fjalën tij, kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ka theksuar se PBDNJ-i qëndron qëndrimit të saj për të mbështetut kandidaturën e ish-kryeministrit Fatos Nano.  “Ne i qëndrojmë kandidaturës së Nanos. Do të jemi kontribues të bisedimeve konsensensuale dhe do të jemi kundër çdo kandidature nga mazhoranca” theksoi Dule.
 

“Ne jemi për frymën e procesit që do karakterizohet nga konsensusi, e dimë se anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave u arritën kur demonstruam konsensus dhe bashkëpunim, në të gjitha rastet që nuk arritëm konsensus kemi marrë refuzimin si ndodhi me statusin e kandidatit” shtoi më tej Dule

Ndërkohë më herët, kryesocialisti Rama është takuar edhe me kreun e LSI-së Ilir Meta dhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›