Rama: Skema jonë për legalizimet
Kreu socialist, Edi Rama, prezantoi dje skemën e programit qeverisës për realizimin e procesit të legalizimeve. Rama vizitoi Bathoren dhe disa prej zonave periferike të kryeqytetit dhe në takime me banorët ka shpjeguar se hapi i parë që do të hedhë Partia Socialiste, sapo të krijojë qeverinë e saj, është legalizimi i banesave, proces që sipas tij do të ndiqet dhe nga zhvillimi i infrastrukturës. Rama e gjeti me vend që t‘i përgjigjet deklaratës së Kryeministrit për legalizimin me letrat me vlerë, duke e konsideruar atë mashtrimin e radhës të qeverisë "Berisha".
"Ne do të ndërtojmë një politikë të re për rrethinat, do të ngremë një komitet shtetëror për zhvillimin e rrethinave, në rang ministrie, që do ta shoh këtë pjesë të komunitetit tonë dhe do t‘i shohë të gjitha rrethinat e ndërtuara jo vetëm si një proces legalizimi, sepse ky është vetëm hap i parë, por edhe si një proces integrimi urban", tha ai. Kryesocialisti premtoi se do të ngrihet edhe një fond i veçantë për të transformuar infrastrukturën e këtyre zonave, jo vetëm infrastrukturën fizike, që ka të bëjë me rrugët, kanalizimet, ujësjellësit, por edhe me infrastrukturën sociale, si çerdhet, kopshtet, shkollat, madje edhe hapësirat e përbashkëta sportive e kulturore. "Ky nuk është një premtim, ky është një angazhim, nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç rrugës së realizmit të të gjitha këtyre pasurive", deklaroi ai. Gjatë rrugës, kreu i PS-së u ndal në shtëpinë e një ish-luftëtari të UÇK-së, familja e së cilit është e ardhur në periferinë e kryeqytetit. Në këtë tur derë më derë, gjatë gjithë paradites Edi Rama ka rikujtuar edhe premtimin e pambajtur për këta banorë të ardhur nga rrethe të ndryshme për legalizim që në vitin e parë të qeverisjes, premtim i cili është edhe pak ditë larg mbylljes së mandatit qeverisës ende i parealizuar. Sipas Ramës, edhe premtimi i ri për legalizim të ndërtimeve me letra me vlerë është një tjetër gënjeshtër e Sali Berishës: "Sali Berisha rishfaqet për të bërë të njëjtin premtim të 18 viteve, ndërkohë që kishte 4 vjet në dispozicion për t‘i legalizuar shtëpitë e ngritura me gjak në rrethinat e Tiranës dhe qyteteve të mëdha të Shqipërisë, që gjë e premtoi se do ta bënte qysh në vitin e parë të qeverisjes", tha ai, ndërsa shtoi se sot jo vetëm nuk i ka legalizuar, jo vetëm e ka shkelur këtë premtim, jo vetëm e ka rishkelur besimin e pakushtëzuar të njerëzve të rrethinave për 18 vjet që i kanë dhënë, por është shfaqur me një rrenë të re, me letrat me vlerë. "Ndërkohë që shqiptarët, tha Rama, e dinë fatin e letrave me vlerë, të gjithë e dinë se çfarë kanë pësuar me këto letra me vlerë dhe të gjithë e dinë se tani është koha për ta mbyllur këtë faqe të historisë 18-vjeçare të premtimeve e zhgënjimeve. Gjatë këtyre takimeve vuri theksin te rritja e zhvillimit ekonomik-social të këtyre zonave, për të mos mbetur më këta qytetarë të paintegruar në zhvillimet e kryeqytetit, por jo vetëm të çdo qyteti ku ata janë vendosur: "Duke bërë legalizimin, ne do t‘ju japim mundësinë që këtë pasuri të patundshme ta keni të legalizuar dhe ju të mund të merrni kredi nëpër banka për të hapur një biznes të vogël, apo për të mbështetur studimet e
fëmijëve tuaj", tha ai.