E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Socialistët europianë mbështesin integrimin e Shqipërisë

Në kuadër të pjesmarrjes në punimet e kongresit të Partisë Socialiste Europiane , kreu i PS Edi Rama është takuar me lider socialiste të Ballkanit. Gjatë takimeve socialistët europianë i kanë përcjellur kryesocialistit, Edi Rama, mbështetjene për integrimin e Shqipërisë. Gjatë takimit i pranishëm ishte dhe komisioneri për zgjerim i BE, Stefan Fyle.
 

Kreu i PS Rama dhe ai i LSI Meta janë të ftuar në punimet e kongresit të Partisë Socialiste Europiane, ku pritet të zgjidhet presidenti dhe do të miratohen ndryshimet në statuset e partive pjesëmarrëse.
 

Dy krerët e partive të majta shqiptare Rama e Meta të pranishëm në këtë kongres do të vijojnë të qëndrojnë në Bruksel deri më datën 29 shtator, deri në përfundimin e punimeve të Kongresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›