E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Svoboda:Hapja e kutive,pjesë e hetimit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama së bashku me delegacionin që e shoqëron zhvilluan takimet e rradhës në Strasburg me drejtuesit e socialistëve evropianë. Rama shprehu bindjen se transparenca është një vlerë

europiane ndërsa takoi nënkryetarit e grupit parlamentar socialist në Parlamentin Evropian. Rama zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të grupit parlamentar demokrat në këtë organizëm.

Hans Svoboda, numri dy i grupit parlamentar socialist tha se "hapja e kutive duhet të jetë pjesë e hetimit të plotë të zgjedhjeve parlamentare". Sipas tij qeveria duhet të veprojë dhe të garantohet hetimi i plotë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›