E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Takimi Berisha-Meta për Presidentin e ri teatral

Edi Rama

Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë.

E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më parë, ka refuzuar të përgjigjet zyrtarisht siç i takon. PS është gati të dialogojë e negociojë kur kryeministri të jetë gati, shkruan Rama në Tuiter. Nëse do negociata me ne, duhet të biem dakord paraprakisht për modalitetet.

Por nga ana tjetër ai shton që kryeministri të bëjë teatër me takimet për Presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim të njerëzit e mi është turpi i tij! duke i kthyer përgjigje kështu Berishës, i cili tha se Rama duhet të ketë besim tek njerëzit e tij. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›