Rama: Të hapen kutitë, ose zgjedhje të reja

Një ditë pas përfundimit të protestës maratonë të opozitës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përsëritur edhe një herë afatin e vendosur prej 10 ditësh ndaj kryeministrit Berisha për të hapur kutitë, ose në të kundërt do kërkohet largimi i qeverisë. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se nëse pas 10 ditësh Berisha refuzon hetimin parlamentar, duke filluar nga hapja e kutive, aksioni i opozitës do të hyjë në një faze të re të. "Moshapja e kutive bëhet një arsye e fuqishme për opozitën që të kërkojë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme", tha ai. Sipas tij, Berisha do dorëzohet para popullit nëse nuk do t'i hapë rrugë mundësisë që të shohë votën e tij. Sipas kreut të PS-së tashmë është koha që të mbrohen të drejtat dhe liritë e kërcënuara.
Rama deklaroi se opozita nuk hyn në Parlament derisa ai të vendosë legjitimitet duke hetuar votat, procesin e numërimit dhe listat e zgjedhësve.
Rama deklaroi se opozita nuk hyn në Parlament derisa ai të vendosë legjitimitet duke hetuar votat, procesin e numërimit dhe listat e zgjedhësve.