E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha:Ndihmë fëmijëve të policëve të vrarë

Pr/ligj në ndihmë të fëmijëve të policëve të vrarë
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në një takim me fëmijët e policëve të vrarë me rastin e festave të fundvitit ka bërë të ditur përgatitjen e një projektligji të ri në ndihmë të familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.
"Sot është nisur nga Ministria e Brendshme për mendim në ministritë e tjera të linjës dhe së shpejti do të jetë në qeveri, një projektligj që do ta miratojë Kuvendi i Shqipërisë, me të cilin do t'i jepet trajtimi çdo familjeje deri sa çdo fëmijë e familjes të arrijë moshën 18 vjeçare sikur punonjësi, oficeri i policisë i rënë në krye të detyrës të ishte i pranishëm pranë jush, duke përfshirë këtu edhe rritjen në grada që do të përfitonte gjatë gjithë periudhës së karrierës së tij" theksoi Basha.
Ministri Basha theksoi se kjo nismë ligjore nuk është dhuratë, por një detyrim ndaj atyre punonjësve të policisë që nuk u ndalën as ndaj rrezikut më të madh, rrezikut për jetën, dhe e flijuan atë. Më pas në këtë aktivitet ku ka qenë i pransihëm edhe dr i policisë së shtetit Hysni Burgaj për fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës u zhvillua një koncert artistik dhe u shpërndanë dhurata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›