E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, bie nga skela, humb jetën punëtori 63-vjeçar

Një punëtor ka humbur jetën mesditën e sotme në qytetin e Beratit ndërsa ndodhej duke punuar në një objekt në ndërtim. Kujtim Veizi, 63 vjeç, humbi jetën sot ndërsa ka qënë duke punuar si punëtor për sovatimi e një objekti, pallat pesë katësh. 63 vjeçari, banor i lagjes "çlirim" mbriti pa jetë në spitalin e Beratit, ndërkoh që pritet kryerja e autopsis për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Buri ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme ndërsa punonte, por mjekët dyshojnë se shkak i vdekjes ka qënë një atak kardiak që ka prekur zemrën e tij. Shokët e tij të punës deklaruan gjatë marjes në pyetje se Veizi ishte ankuar gjatë pushimit të drekës për një dhimbje në gjoks dhe një shtrëngim në zemër. Pasi kanë drekuar sëbashku punëtorët janë shpërndarë secili në punët e tyre në sovatimin e godinës. Pas ankesave të para Veizi mësohet se ka nisur sërishtë punën duke u pohuar shokëve të tij se ndihej më mirë dhe se do të vazhdonte të punonte. Por, sapo ka nisur punën ai ka rënë nga skela duke përfunduar në tokë. Menjëherë shokët i kanë ardhur në ndihmë, por sipas tyre ai kish ndëruar jetë. Mbritja e ndihmës së parë nga ambulanca e spitalit të qytetit të Beratit ka rezultuar e kotë dhe pse ka mbritur pa vonë. Trupi i pajetë mbriti më pas në morgun e spitalit, ku tashmë do ti nënshtrohet autopsis, çka do të vërtetoj shkaqet e plota të vdekjes. Në vendin e ngjarjes, në lagjen " Dëshmorët e Kombit" kanë mbritur menjëherë ekspertët e policis që kanë marë në pyetje punëtorët që ndoheshin në objektin në ndërtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›