E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Te hiqen nga Kuvendi ligjet qe kerkojne 84 vota Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk do te votoje ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar ne Kuvend, por vetem reformat qe do te paraqese ajo per integrimin e vendit. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar te PS-se, kryesocialisti Edi Rama tha se mazhoranca duhet te terheqe ligjet e paraqitura, duke i hapur rrugen nje reforme me te madhe. "Jemi gati te punojme me palen tjeter per nje vizion kombetar e evropian te ndertimit te shtetit modern shqiptar, qe sipas nesh do te thote terheqja e plote e te gjitha drafteve rroma pertoma te paraqitura ne Kuvend per t'i hedhur hi syve Brukselit, dhe hapja e disa kantiereve per reforma te medha, te thella, te integruara ne nje vizion te perbashket e bashkekohor"- tha Rama. Ai ka theksuar se opozita nuk do te pranoje votimin e ligjeve qe sjell mazhoranca ne Kuvend. "Se pesti, ne ditet ne vijim, do te shpallim publikisht vizionin tone per qasjen ndaj ligjeve qe duan 3/5-at e votave te Kuvendit, ku perseris se ne s'do t'a ngreme kartonin jeshil per arnat qe zonja Jozefina fut ne cdo rend dite", tha Rama. Nga ana tjeter, Rama ka paraqitur dhe qendrimin e opozites per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit. Ai u shpreh se ndryshimi i rregullave te jetes parlamentare do te siguroje nje bashkejetese mes forcave politike. "Funksionimi normal i bashkejeteses se paleve ne sallen e Kuvendit, si edhe rimodelimi i institucionit te parlamentit ne baze te standardeve evropiane, eshte nje prioritet i mirepercaktuar i Bashkimit Evropian per Shqiperine, dhe ne do t'a bejme te plote detyren tone ne drejtim te ketij objektivi te patjetersueshem"- tha ai. Rama ka kritikuar dhe qendrimin e mbajtur nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kunder ketyre ndryshimeve, duke e cilesuar si nje reagim te ngutur. Kryesocialisti e ka cilesuar si shume te rendesishem edhe qendrimin per uljen e TVSH-se, dhe ligjin per trajtimin e mbetjeve ne territorin shqiptar. Rama tha se per keto nisma pritet nje reagim bashkepunues nga ana e mazhorances. "Shurdheria e mundshme e qeverise ndaj ketyre nismave s'duhet te ndikoje ne asnje menyre ne rrugen qe kemi zgjedhur, dhe shqiptaret duhet t'a dine qysh sot gjithcka ne do te bejme neser ne qeverisjen e vendit, per te lehtesuar veshtiresite e tyre e per te rritur nivelin e tyre te mireqenies", tha kreu i PS-se. Nje pjese e rendesishme e aksionit opozitar do te jete dhe ceshtja e koncesioneve minerare. Gjate fjales se tij, Rama tha se prokuroria duhet te nise hetimet per ish-ministrin e Ekonomise, Genc Ruli, pas akuzave qe i jane bere nga opozita per lejet minerare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›