Rama: Të meresh me politikë do të thotë të marësh atë që të takon
“Meruni me politikë pasi dhe po se bëtë ajo do të merret me ju”. Këtë mesazh ka përcjellur caste më parë numri një i Partisë Socialiste, Edi Rama në një bashkëbisedim me të rinjtë aplikantë për Akademinë Politike të PS. Gjatë fjalës së tij ai shtroi domosdoshmërinë e një pjesmarrje më të madhe të të rinjve në politike, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë ne nuk imponohemi nga të tjerët por imponojmë tek të tjerët. Më tej Rama shtroi nevojën e një ndryshimi politik, një politikë e re në funksion të të rinjve dhe me të rinjtë.
“Politika është një konkurencë dhe sfidë e madhe. Pa ndryshuar politikën gjenerata juaj smund të jetoj një të nesërme të mirë dhe as të gjej vend në BE. Politika e vërtetë është ndryshe nga kjo që shihni, është krejt tjetër, është fisnike. Nëse ju nuk mereni me politikë, është ajo që merret me ju cdo ditë. Duhet të jepni kontributin si qytetar në funksion të përmirësimit të ambjentit që na rrethon. Politika ka lindur për të bërë gjëra të mundura . Të meresh me politikë do të thotë të militosh për një arsim më të mirë, për punësim, të mos pranosh realitetin përreth të imponuar, nuk do të thotë detyrimisht të bëhesh politikan por të japësh kontributin dhe të kërkoni të drejtat tuaja si qytetarë. Nuk jeni ju që duhet të ndryshoni por është politika. Ju falenderoj të gjithë ju për kurajon që keni marrë në këtë aventurë të përbashkët dhe si vit i dytë kjo akademi politike ka ecur shumë. Do të përpiqemi të jemi sa më korrekt në fazën e përzgjedhjes dhe seleksionmiit tuaj”-tha Rama.
Janë plot 533 aplikantë që i janë drejtuar kësaj Akademie, të cilët do ti nënshtrohen fazës seleksionuese në një raport përzgjedhës 1 me 20. Intervista ndaj aplikantëve do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme .