E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipotekimi, vendorët marrin ndërtimet e mbetura pa pronar

08/02/2012  Projekti u miratua me votat e mazhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

Opozita braktisi dje votimin në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dhe deklaroi votën kundër në seancë plenare të ligjit për kontrollin e disiplinimit të ndërtimeve. Gjatë shqyrtimit në komisionin përgjegjës projekti në fjalë është debatuar mes deputeteve të pozitës dhe opozitës. Për socialistët projektligji ka mospërputhje qëndrimesh mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve. “Kush do ta certifikojë cilësinë e betonit të përdorur? Kush do të jetë ai person që do të marrë përsipër të firmosë një ndërtim që nuk është mbikëqyrur prej tij? Kur perzumohet se do të pajiset me leje kolaudimi një ndërtesë që është ndërtuar nga një investitorë që nuk dihet se ku është, është mbikëqyrur nga dikush që nuk dihet ku është. Atëherë cili është roli i qeverisë?” - deputeti socialist Eduart Shalsi. Ndërkohë përfaqësues të Ministrisë së Transporteve thanë se ligji zgjidh problematikën nëse një ndërtues shpall falimentimin. Atëherë do të jetë Bashkia ajo që do bëjë kolaudimin e ndërtimit deri në dhënien e lejes së shfrytëzimit, duke hapur rrugë hipotekimit. “Njësia e qeverisjes vendore cakton një grup ekspertësh konstruktorë për hartimin e raportit teknik për ndërtimin e objektit. Procesverbali i kolaudimit të punimeve në këtë rast do të hartohet mbi bazën e këtij raporti dhe do të nënshkruhet nga grupi i ekspertëve konstruktorë, kolaudues dhe një përfaqësues i njësisë së qeverisje vendore. Gjithmonë bëhet fjalë për ndërtimet të cilave nuk u del më kush zot pasi janë ndërtuar, pa shkak të vlefshëm ligjor, brenda 3 vjetve nga përfundimi i afatit të lejes së ndërtimi”, - tha kryetari i komisionit Jemin Gjana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›