Meta: I kam kërkuar të bëhem anëtar i Komisionit për Integrim
08/02/2012 Letër Topallit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i kërkoi Kryetares së Kuvendit të bëhet pjesë e Komisionit për Integrimin e vendit në familjen e madhe euopiane. Lajmi u konfirmua nga vetë kreu i LSI-së në konferencën e djeshme për mediet, të mbajtur për situatën më të fundit të krijuar në vend për shkak të përkeqësimit të motit. “Mund t’ju bëj të ditur se sot (dje) i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që të bëhem anëtar i Komisionit për Integrimin Europian. Mendoj se integrimi duhet të mbetet sfida kryesore për të gjithë, dhe për mua personalisht”, - theksoi Meta. Kreu i LSI-së në deklaratën e tij e vlerësoi vizitën e drejtorit për Zgjerim në KE Stefano Sanino si tërheqje të vëmendjes së politikës shqiptare për përmbushjen e reformave që do t’i japin vendit statusin e vendit kandidat në BE. “Duhet vlerësuar vizita e Saninos si tërheqje e vëmendjes ndaj reformave që na japin statusin e vendit kandidat dhe të mos humbin kohë për anëtarësimin në BE”, - nënvizoi Meta. Në daljen e tij për mediet ish-numri dy i qeverisë shprehu solidaritetin e LSI-së për shqiptarët, që gjatë këtyre ditëve po vuajnë pasojat e motit të keq. Kryetari i LSI-së dha dorëheqjen nga postet qeverisëse, atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, kur nisi hetimi ndaj tij për videon e përgjimit me Dritan Prifti. Metës iu kërkua dhe heqja e imunitetit për t’u hetuar lirisht nga Prokuroria. Por akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme për ushtrim korrupsioni gjatë detyrës u hodhën poshtë nga Gjykata e Lartë me anë të një vendimi unanim, duke e shpallur të pafajshëm. Dhe kërkesa e tij drejtuar kryeparlamentares Topalli një ditë më parë është shenja e parë e rikthimit të tij në aktivitetet parlamentare pas një vit shkëputjeje.