E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi takim me Ambasadorët e BE: Na mbështesni “unanimisht”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në një takim me ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në prani të Përfaqësuesit Special të BE-së, Samuel Zhbogar.

Kreu i ekzekutivit ka ftuar ambasadorët e vendeve të BE-së që të vazhdojnë të mbështesin Kosovën "në mënyrë unike".

“Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e kritereve teknike për liberalizimin e vizave. Çdo obligim që do të jetë në udhërrëfyes, do të trajtohet me prioritet. Ne do t`i përmbushim në afat rekord të gjitha kriteret. Ky është prioriteti për mua, për qeverinë dhe për popullin e Kosovës”tha kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›