E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te mos shembet Piramida

Kryesocialisti njekohesisht kryetar i bashkise se Tiranes Edi Rama kerkoi qe per ceshtjen e parlamentit te ri qe qeveria parashikon ta ndertoje te Qendra Nderkombetare e Kultures te zgjidhet me pare aspekti historik arkitektonik dhe aspekti financiar.

Duke folur ne mbledhjet e komitetit per parlamentin e ri Rama theksoi se Qendra me emrin Pjeter Arbnori eshte nje ngrehine qe ka nevoje per rregullim por debati per shembjen e godines qe ka sherbyer me pare si muzeu i diktatorit Enver Hoxha eshte i kote.

Rama kerkoi edhe zgjidhjen e problemit te televizionit kombetar Top Channel qe prej vitesh ndodhet ne ambientet e QNK-se.

Duhet te zgjidhim problemin e Top Channel qe vazhdon te jete ne nje gjendje jo te tolerueshme per vete menyren se si jane ndertuar marredhenies mes qeverise dhe medias tha Rama.

Kryebashkiaku kujtoi miratimin e projektit per godinen e parlamentit te kryesia e kuvendit nje prej projekteve me te mira qe do te sillte nje ndertese unike ne llojin e saj.Po ashtu ai kujtoi edhe shpenzimin e miliona lekeve ne idene per ndertimin e teatrit kombetar ne ambientet e piramides para keto te kontributeve te shqiptareve ne buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›