E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Te ndahemi nga Berisha

Oli Xhilaga

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk humb asnje dite pa leshuar nje lume kritikash dhe akuzash ndaj Kryeministrit Berisha. Nje qendrim te tille ka mbajtur ne dialogun me shqiptaret, te rinisur dje ne qytetin e Durresit. Pergjate gjithe ketij muaji, kreu socialist do te dialogoje per shanset e barabarta dhe sigurine e jetes. Ndermarrja e ketij turi, e sidomos e kesaj teme, nuk kishte si te mos perfshinte si kryefjalen e gjithe takimit pikerisht tragjedine e Gerdecit. Keshtu, ndalur ne kete moment, kryetari Rama vuri ne dukje se shperthimi i 15 marsit "ishte goditja e nje korrupsioni qe sot ka per promotor dhe mbrojtes vete Kryeministrin e Shqiperise. E nje korrupsioni qe sot eshte me trondites se asnjehere tjeter, jo per ne qe e kemi thene qe me heret, qe Sali Berisha dhe forcat qe erdhen ne pushtet me voten anti-korrupsion dhe nuk mund ta luftonin korrupsionin dhe nuk mund te ndertonin nje shtet te se drejtes, por dhe per ata qe e votuan Sali Berishen dhe per ata qe krijuan shumicen anti-korrupsion me 3 korrik". Por pare ne kete kontekst, Partia Socialiste, sipas tij, duhet te beje nje analize te detajuar, me qellim qe kjo parti te siguroje besimin e munguar te klasa politike e pjeses me te madhe te shoqerise shqiptare. "Partia Socialiste dhe ne drejtues apo anetare te saj duhet te ndalemi me shume vemendje per te kuptuar me mire, sesa asnjehere tjeter, domosdoshmerine qe ne t'u drejtohemi ketyre shqiptareve dhe shqiptareve teresisht te zhgenjyer dhe teresisht te mbetur jashte procesit politik, per shkak se ndjehen te paperfaqesuar", nenvizoi Rama. Sipas tij, per shkak se Shqiperia sot eshte me e tronditur se asnjehere se paku ne dekaden e fundit, socialistet duhet te behemi ura e bashkimit dhe e bashkepunimit me te gjithe pertej kufijve te vjeter te partive. "Ky bashkim nuk duhet te behet nen flamurin e partise, por nen flamurin e idealeve dhe ideve qe duhet te ndajme se bashku me te gjithe ata qe nuk pranojne te jetojne me tutje si skllever te vertetave te nje politike, e cila tjeter thote e tjeter ben, tjeter premton e tjeter realizon", cilesoi Rama gjate fjales se tij. Por, nderkohe, duke i meshuar me force ketij momenti, kreu socialist evidentoi faktin se "se bashku do te ndertojme nje rruge te re, ku barazia e shanseve dhe e mundesive te jete nje perpjekje e perditshme e te gjithe atyre qe kane nje mandat per te perfaqesuar dhe per te qeverisur njerezit, duke krijuar cdo dite me shume hapesire, me shume kushte per cdonjerin qe ka nje kontribut per te dhene, nje ide per te realizuar, qe ka ambicien per te konkurruar ne shkolle ne pune dhe kudo".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›