E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te enjten ftesa per Shqiperine

Fatjona Mejdini

Mesditen e dites se neserme ne nje mbledhje te Keshillit te NATO-s ne Bukuresht, Shqiperia pret te marre edhe ftesen e anetaresimit per ne Aleance. Keshtu, sipas axhendes zyrtare te samitit te NATO-s qe nis diten e sotme, nenvizohet se mesditen e neserme Keshilli i Aleances ne nje mbledhje qe do te transmetohet direkt, do te vendose edhe "fatin" e vendit tone per anetaresim. Se bashku me Shqiperine ne kete mbledhje pritet te marrin pergjigje per marrjen e fteses Kroacia dhe Maqedonia, qe se bashku me vendin tone formojne karten e "Adriatik 3". Ne axhenden e samitit te Aleances theksohet se pas kesaj mbledhjeje, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, do te beje nje deklarate ne lidhje me zgjerimin e Aleances me vendet e ftuara. Me pas radha per te bere mbajtur fjalen do t'ju takoje kryeministrave dhe krereve te shtetit te vendeve qe priten te jene te ftuarat e NATO-s ne. Ne rastin e Shqiperise pritet qe Kryeministri Berisha dhe Presidenti Bamir Topi te mbajne fjalen e rastit pas mbledhjes se Keshillit te NATO, ku do t'ju jepet pergjigje edhe vendeve te kartes A3 ne lidhje me kerkesen per t'u bere pjese e NATO-s. Me pas pritet qe te behet dhe fotoja zyrtare e perfaqesuesve te larte te NATO-s me perfaqesuesit e vendeve qe do te marrin edhe ftesen e anetaresimit ne kete samit. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Scheffer, do te jape me pas edhe nje konference per shtyp per mediat qe do te ndjeke edhe punimet e samitit me te madh qe ka organizuar ndonjehere NATO.

Dita e neserme e samitit te Bukureshtit eshte edhe dita me axhenden me te ngarkuar nga ana e diskutimeve dhe marrjes se vendimeve ne samitin e NATO-s. Po ne kete dite pritet qe perfaqesuesit e larte te aleances te diskutojne ne lidhje me operacionet e ardhshme qe NATO do te ndermarre ne Kosove dhe ne Afganistan. Nga ana tjeter ne diten e fundit te samitit perfaqesuesit e NATO-s do te jene te perqendruar ne ceshtjet e Ukraines dhe te Rusise. Keshtu te premten e 4 prillit do te mblidhet komisioni i perbashket NATO-Ukraine dhe me pas komisioni NATO-Rusi.

Kreret e shtetit dhe te qeverive te 26 vendeve anetare te NATO-s dhe perfaqesues te larte te organizatave te rendesishme nderkombetare do te marrin pjese ne kete samit te rendesishem si per vendimmarrjen, ashtu edhe per perberjen e tij. Ne samitin e NATO-s ne Bukuresht do te marrin pjese personalitete te larta politike te botes, si Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush, Presidenti rus, Vladimir Putin, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Moon dhe perfaqesues te tjere te rendesishem politike dhe ushtarake.

E merkure 2 prill 2008

10: 45 Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, hap ekspozene multimediale "Siguria e ardhmja jone" dhe mbrojtjen kunder shfaqjes se terrorizmit.

13:00 Tema kryesore e fjalimit te Scheffer ne Samitin e Ri (transmetim live)

14:00 Tema kryesore e fjalimit te Scheffer dhe nderhyrjet e panelit ne Konferencen e Bukureshtit

18:00 Mberritja e krereve te shteteve, kryeministrave dhe ministrave ne Pallatin "Cotroceni".

19:00 Darke pune kryetaret e shteteve anetare ne NATO dhe kryeministrave te ketyre vendeve.

19:30 Pritja e perfaqesuesve te medias

E enjte 3 prill 2008

8:30 Mbledhje e Keshillit te vendeve te NATO-s (transmetim direkt)

Ceremonia e nderimit te personelit ushtarak te NATO-s per sherbime ne operacionet e bera nga Aleanca

Urimi i mireseardhjes nga Presidenti i Rumanise, Traian Basescu

10:30 Konference shtypi nga zedhenesi i NATO-s, James Appathurai

11:35 Mbledhja e Keshillit te NATO-s me te Ftuarit (transmetim direkt)

Fjalim nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Scheffer

Fjalim nga kreu i Keshillit te NATO-s (SHBA)

Fjalime nga kreret e shteteve dhe kryeministrat e vendeve te ftuara

12:00 Foto zyrtare me kreret e shteteve dhe kryeministrat e vendeve te ftuara

12.35 Konference per shtyp nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Scheffer

13:10 Dreke pune e Keshillit te Partneritetit Euroatlantik (transmetim direkt)

15:15 Mbledhje per Afganistanin

18:00 Konference e perbashket per shtyp nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Scheffer, Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Moon

E premte 4 Pprill 2008

8:40 Komisioni NATO-Ukraine (transmetim direkt)

-Fjalime dhe konference e perbashket per shtyp nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Scheffer dhe Presidenti i Ukraines, Viktor Yushchenko

11:00 Keshilli NATO-Rusi (transmetim direkt)

-Konference per shtyp nga drejtuesi i Keshillit NATO-Rusi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›