Topi dhe Berisha, jo ne nje avion
Shqiperia do te perfaqesohet ne samitin e NATO-s ne Bukuresht nga Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bamir Topi, te cilet ne avione te ndryshem kane udhetuar sot heret drejt Rumanise. Kryeministri Berisha u shoqerua ne avionin e tij nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ministri i Jashtem, Lulezim Basha, kryetari i Grupit parlamentar te PD-se, Patozi dhe kryetarja e Grupit parlamentar te PS-se, Leskaj. Po keshtu Kryeministri Berisha u shoqerua drejt Bukureshtit nga koordinatori kombetar per NATO-n, Husi dhe shefi i kabinetit te tij ne Kryeministri, Arben Imami. Nga ana tjeter kreu i shtetit, Bamir Topi, u shoqerua ne fluturimin e tij drejt Rumanise nga stafi i tij si President. Udhetimi me avione te ndryshem, per arsye sigurie. Nderkohe qe Topalli do qendroje ne Tirane, ku ne Kuvend do shihet live tere Samiti.