E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Ftesa ne NATO s'privatizohet

Askush nuk duhet ta privatizoje ftesen per anetaresim ne NATO, ne Samitin e Bukureshtit! Ky ka qene qendrimi i ardhur dje nga ish-ministri i Jashtem i PS-se, Kastriot Islami. Ne kete menyre, gjate nje prononcimi per shtyp, ish-ministri socialist, Islami, vleresoi se "Shqiperia ka realizuar nje pjese te detyrave dhe parametrave per te qene pjese e aleances dhe natyrisht qe mbeten mjaft sfida dhe reforma te tjera per t'u realizuar", vuri ne dukje Islami, por duke theksuar se "askush nuk ka te drejte ta privatizoje ftesen per ne NATO". Per kete arsye, sipas tij, nuk mund te kete nje ndarje mes forcave politike, pro dhe kunder anetaresimit te vendit ne NATO. Sipas tij, Partia Socialiste ka qene eshte dhe do te mbetet nje force euroatlantiste, e cila ka kerkuar dhe ka kontribuar per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›