E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nderojmë shpirtin e Bashkimit Kombëtar

LEZHE- Kryeministri i Shqipërisë, pjesëmarrës në festimet e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës tha se, sot ne nderojmë shpirtin e Bashkimit Kombëtar.

Në këtë qytet lindi parimi i përjetësisë së shqiptarëve, i Bashkimit, Një Komb, një Qëndrim.- tha ai.

Duke u bashkuar në Lidhjen e Lezhës, Berisha tha se shqiptarët shkruajtën kapitullin më të ndritur të historisë së tyre.

Shqiptarët në këtë parim u bashkuan në Lidhjen e Prizrenit, dhe ia dolën. Shqiptarët u bashkuan në fund të dhjetëvjeçarit të shekullit të kaluar, Një komb një qëndrim, për çlirimin e Kosovës, dhe Kosova është sot e lirë. Eshtë ky parim i shenjtë që bën të mundur që ne sot të bashkohemi nga të gjitha trevat, si njerëz të lirë, si qytetarë të lirë.- tha kryeministri.

Ai nderoi lar figurën e heroit kombëtar, Gjer Kastrioti Skënderbue, për të cilin tha se ne nderojmë veprën ndër më madhoret, të prijësit tonë legjendar, Skënderbeut.

Shqiptarët kanë tek Skënderbeu, vazhdoi më tej Berisha, burimin e përjetshëm të frymëzimit të tyre, trimërisë dhe guximit të tyre, duke shtuar se ai ishte, burri që qëndroi me trimërinë më të madhe ndaj superfuqisë së madhe të kohës.

Nuk është e rastit që u zgjodh Lezha, ajo u zgjodh se zemra juaj, shpirti jua, ishte më i arriri. Në këtë kontekst, po të mos ishte Lezha, nuk do të ishte Kruja, Prizreni, Vlora dhe Prishtina.- përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›