Rama Tirana modeli i bashkejeteses ne komunitet
Bashkejetesa ne komunitet tashme eshte nje ceshtje qe eshte rregulluar ligjerisht. Keshtu u shpreh dje kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama gjate nje takimi me perfaqesuesit e minibashkive dhe qytetareve te Tiranes. Ligji per bashkejetesen ne komunitet parashikon ngritjen e asamblese se pallatit e cila perzgjidhet nga vete banoret. Administrimi i perbashket i ndertesave rregulluar se fundmi ligjerisht synon te krijoje organizime qytetare dhe komunitare qe do te zgjidhin nepermjet aktivizimit te vete banuesve dhe bashkise se Tiranes nevojat dhe problemet ne ndertesat ku banojme. Per kete duhet qe te gjithe banoret e pallatit te organizohen ne strukturat e perbashketa per administrimin e nderteses te percaktojne nepermjet tyre rregullat e bashkejeteses dhe per perdorimin dhe mirembajtjen e perbashket te nderteses. Te gjithe banoret e pallatit behen pjese automatikisht e Asamblese se Bashkepronareve e cila vendos per te gjitha ceshtjet kryesore te administrimit te perbashket te pallatit. Kryesia qe drejton kete asamble menaxhon fondet e krijuara per administrimin e pallatit dhe pergjigjet perpara asamblese per miradministrimin e pallatit. Kujdestari qe caktohet nga vete banoret kontrollon cilesine e punes se administratorit dhe siguron mbeshtetjen per te gjithe banoret ne kerkesat e tyre per administrimin e pallatit. Administrimin e pallatit ku jetojme nuk mund ta beje cdokush ne menyre individuale. Pallati duke qene nje ndertese e perbashket dhe pjese te tij si oborri themelet shkallet ashensori tarraca etj. i perdorim bashkerisht edhe mirembajtjen e tyre duhet ta kryejme bashkarish. Pikerisht per kete fakt Bashkia e Tiranes harton nje udhezues per krijimin e asamblese se pallatit. Rama gjate ketij takimi tha se bashkejetesa ne komunitet eshte shume e rendesishme dhe se Bashkia e Tiranes prej kohesh po implementon ngritjen e modeleve funksionale per bashkejetesen ne komunitet dhe krijimin e shembujve per te treguar se si zbatohet ky projekt nga qytetaret e kryeqytetit.
Te drejtat e banoreve
Te zgjedhesh /te zgjidhesh ne strukturat e pallatit
te kerkosh te mos cenojne perdorimin dhe gezimin e pjeseve te pandashme si dhe demshperblim apo ndreqje te demit
te vendosesh vete per te gjitha ceshtjet qe lidhen me shfrytezimin dhe administrimin e pjeseve te perbashketa
te informohesh nga asambleja per vendimet e marra ne mungesen tende
te informohesh rregullisht nga Kryesia per Perdorimin e tarifes se administrimit per mospagesen e tarifes se administrimit nga banoret e tjere
ti parashtrosh asamblese propozime per administrimin e nderteses se banimit.
te marresh pjese ne forumet qytetare per administrimin e perbashket te ndertesave.
Detyrimet e banoreve
Te respektosh normat e etikes dhe te bashkejeteses te percaktuara ne rregulloren e administrimit te ndertesave
te mos i pengosh banoret e tjere ne gezimin e pjeseve te perbashketa
te paguash tarifen e administrimit dhe ne rastet kur nuk banon apo e ke dhene njesine me qera
te lejosh kryerjen e inspektimeve dhe te riparimeve te prones se perbashket brenda njesise ne pronen tuaj
te kontribuosh ne projektet dhe iniciativat e perbashketa me natyre komunitare
21 Shtator 2010