E Diel, 1 Nëntor 2026

Transporti urban qytetaret kercenohen me bllokimin e shitjeve te aboneve



Shoqata Kombetare e Transportit Qytetar ka kerkuar dje nga Bashkia e Tiranes dhe nga qeveria plotesimin e disa kerkesave per mbarevajtjen e qarkullimit me transportin publik urban ne Tirane. Sipas SHKTQ-se politikat qe Bashkia e Tiranes dhe qeveria po perdorin per transportin Publik do ta detyrojne kete shoqate qe duke filluar nga muaji nentor i ketij viti te mos shese abone pra te punojne vetem me bileta nje-udhetimshe. Sipas tyre kjo situate do te vazhdoje per sa kohe nuk do te kete zgjidhje te problemeve nga autoritetet e pushtetit qendror dhe atij vendor.
Gjate muajit nentor dhe ne vazhdim do te punojme vetem me bilete nje-udhetimshe pra nuk do te kete abone. Kjo situate do te vazhdoje per sa kohe nuk do te kete zgjidhje per problemet nga autoritetet e pushtetit qendror dhe vendor - tha Ferdinand Ibrahimi perfaqesuesi i SHKTQ-se. Shoqata kerkon nga Bashkia e Tiranes heqjen e taksave vendore per autobuset e transportit qytetas garantimin e lehtesimit te levizjes se tyre ne rruge si dhe forcimin e kontrollit ne rruge me qellim parandalimin e transportuesve te paligjshem qe kryejne transport paralel me linjat urbane. Sipas perfaqesuesve te Shoqates shqetesues per ta eshte gjithashtu fakti qe subjektet detyrohen qe per cdo autobus te paguajne taksa sikur secili prej tyre te ishte biznes me vete.

Raporti

Anetaret e Shoqates thane ne konferencen e djeshme per shtyp se gjendja e veshtire ekonomike e shoqerive eshte thelluar jashte mase dhe disa nga faktoret qe kane ndikuar ne perkeqesimin e situates financiare qe SHKTQ po kalon jane kontratat e rinovuara me Bashkine e Tiranes ku operatoret private pranuan permbushjen e kushteve qe synojne rritjen e cilesise se transportit te sherbimit qytetas urban me qellimin e mire per permiresimin e ketij sherbimi perkundrejt rritjes drastike te investimeve rrjedhimisht te kostos se ketij sherbimi mossubvencionimi dhe kompensimi nga shteti per transportimin e kategorise se udhetareve qe sipas ligjit e perfitojne kete udhetimin falas mosnjohja e kreditimit te plote te TVSH-se per karburantin vetem ne masen 18 te qarkullimit te realizuar nga aktiviteti si dhe rritja e takses se importimit te autobuseve ne nje kohe qe sipas kontratave te nenshkruara subjektet pritet te importojne nje sasi te konsiderueshme autobusesh cilesore. Sipas tyre nuk eshte i drejte gjithashtu dhe vendimi i Keshillit Bashkiak ku keto subjekte jane te detyruara qe per cdo autobus te paguajne taksa ne nivel te tille sikur secili prej tyre te ishte biznes me vete. Sipas SHKTQ-se ne kushtet e vendit tone dhe te ndikimit te faktoreve te ekonomise boterore kostoja e kryerjes se sherbimit urban vazhdon te pesoje rritje te ndjeshme ndikuar nga cmimi i karburanteve vajrave lubrifikante por pa lene menjane rritjen e inflacionit rritjen e tarifave te sherbimit per mirembajtjen e automjeteve pjese kembimi energji elektrike etj..

Kerkesat

SHKTQ kerkon nga Bashkia e Tiranes qe sipas tyre kjo per te siguruar mbijetesen dhe vazhdimesine e te pakten parametrave minimale te sherbimit Bashkia e Tiranes ashtu sic ka marre detyrim ne kontratat e nenshkruara duhet te filloje menjehere punen per krijimin e korsive te vecanta per autobuset urbane me qellim rritjen e shpejtesise se levizjes se autobuseve pasi ne kete drejtim po punohet me nje avashllek qe nese vazhdon keshtu nuk dihet se kur do te kemi te tilla ne Tirane. Gjithashtu Bashkia duhet te marre masa te menjehershme per heqjen e parkimeve te automjeteve te tjera ne akset kryesore per te siguruar lehtesine e levizjes se autobuseve urban si dhe shlyerjen e detyrimeve per nje periudhe 10-vjecare dhe jo 5-vjecare sic e parashikon kontrata. SHQKT i ben apel Ministrise se Financave per perjashtimin ose uljen e vleres se takses se mjeteve te perdorura autobuseve urbane e cila zbatohet ne importimin e tyre mbeshtetjen e saj per gjetjen e mundesive financiare per miratimin e projektvendimit te iniciuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe subvencionimin e diferences se krijuar nga tarifa e caktuar per biletat e udhetimit mujor abonete me shumen e biletave nje-udhetimshe qe mund te konsumohej gjate nje muaji. Gjithashtu kjo shoqate kerkon nga Ministria e Puneve Publike nderhyrje ne udhezimin perkates per ndryshimin e afatit te licences te pakten per nje afat kohor 10 dhjet vjet dhe rivendosjen ne procedura per miratim te projektvendimit per decentralizimin e kompetences per caktimin e tarifave te transportit urban dhe percaktimin e formules se subvencionimit te vleres se biletes per personat qe me ligj perfitojne udhetimin falas.

21 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›