E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Tirana sot me europiane ngrihet qendra e zhvillimit te biznesit fale taksave te qytetareve bizneseve

Tirane 21 dhjetor NOA - Sipermarresit dhe qytetaret e kryeqytetit tashme taksat e tyre ndaj Bashkise se Tiranes do ti paguajne ne nje qender te vetme te standardeve evropiane e quajtur Qendra e Zhvillimit te Biznesit ne kryeqytet e cila eshte ngritur prane ish-uzines mekanike ne kryeqytet. Gjate pershendetjes se tij kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama e ka cilesuar kete qender teresisht evropiane si pjese e kontributit te qytetareve te kryeqytetit dhe detyrimeve te biznesit ku sipas tij jane te gjithe te mirepritur dhe mikpritur per te paguar ate qe i detyrohen jeteses ne Tirane.

Ne ambientet e reja te Qendres se Zhvillimit te Biznesit ne kryeqytet perfshihen Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore por edhe shume struktura te tjera ne sherbim te qytetareve si Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin Urban apo Sherbimi i Qendres Kombetare te Regjistrimit te cilat tashme do te ushtrojne veprimtarine e tyre ne kushte cilesore te pritjes dhe sherbimit.

Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama gjate vizites se tij ne mjediset e qendres shprehu mirenjohjen ndaj sipermarresve dhe qytetareve te Tiranes me kontributet e te cileve kane bere qe Tirana te jete sot me e paster e me e gjelberuar.

Nje ambicje e bere realitet nje hapesire teresisht europiane me kushte njesoj si ne Europe per te mirepritur dhe mikepritur te gjithe ata qe paguajne detyrime si sipermarres ne Tirane te cileve u jemi mirenjohes per te gjithe kontributet e tyre sepse eshte fale taksave dhe detyrimeve te tjera te cdo qytetari qe kjo Tirane ndryshon dhe zbukurohet dita dites dhe ne radhe te pare eshte fale kontributit te sipermarresve te te gjitheve pa perjashtim por te atyre te vegjel ne menyre te vecante te cilet me ne fund pas vitesh perpjkekjesh pas realizimit te ketij projekti shume ambicioz ne mund tu ofrojme kushtet me te mira te pritjes dhe sherbimit nderkohe qe perfitoj nga rasti ti falenderoj nga zemra per gjithe sa kane bere cdo vit dhe tu them se ajo qe eshte sot Tirana eshte ne fakt frut i kontributit te tyre kontribute te cilat ne kemi ditur dhe do te dijme ti administrojme ashtu sic duhet per nje Tirane te paster nje Tirane me te gjelber per nje Tirane akoma me evropiane u shpreh gjate prononcimit te tij Kryebashkiaku Rama.

Ne kete qender te zhvillimit te biznesit jane krijuar 7 sportele te regjistrimit dhe asistences te cilet kane per qellim sherbimin fillestar ndaj subjekteve taksapagues.

Ne keto sportele subjektet qe paraqiten per regjistrimin fillestar kane mundesi te marrin informacion te detajuar ne lidhje me dokumentacionin qe duhet te paraqesin me qellim regjistrimin e biznesit pasurise si dhe dhe asistencen e nevojshme ne lidhje me detyrimet fiskale.

Gjithashtu jane ne dispozicion edhe 2 sportele te tjera ku taksapaguesit mund te marrin informacion te plote lidhur me vleren e detyrimit vleresimin tatimor kopje te njoftimeve dhe proceduren e mbledhjes se detyrimeve tatimore.

Jane vendosur aktualisht 3 sportele te QKR-se ne kuadrin e realizimit te te ashtuquajturit one stop shop me synimin e kryerjes se te gjitha procedurave prane nje vendi te vetem duke shmangur humbjet e kohes nga nje zyre ne tjetren.

Nderkohe Bashkia e Tiranes informon se se shpejti pritet krijimi i sporteleve te QKL-se Qendra Kombetare e Licencimit dhe DKTU Drejtoria e Kontrollit te Territorit Urban ku do te ezaurohen te gjitha praktikat qe kane lidhje me licencat/lejet e trasportit/taksi si dhe lejet e tjera.

Mesohet se Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore po implementon nje projekt me qellim qe te gjithe tatimpaguesit e Bashkise se Tiranes te kene mundesine te shkarkojne on - line detyrimet tatimore te vitit ushtrimor 2011 nje projekt qe do te behet i mundur ne muajin Janar 2011 me qellim qe te eleminoje te gjithe burokracite qe hasin tatimpaguesit per marrjen e njoftim Detyrimit Tatimor.

Njekohesisht ne kete projekt do te perfshihet edhe e drejta e tatimpaguesve per tu paraqitur ankese-kerkesa me poste elektronike ne nje adrese te percaktuar ne faqen e Internetit te DPTTV.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›