Bora shkakton probleme ne rrugët e vendit
Dëbora ka mbuluar me shume se gjysmën e vendit, çka ka sjelle probleme e madje edhe bllokime te disa akseve kombëtare. Kështu segmentet Kukës-Qafe Mali, Bajram Curri- Qafe Mali, Kukës-Peshkopi janë te pakalueshme për mjetet. Për disa ore gjate mëngjesit ka qene i bllokuar edhe aksi rrugor ne qafe Llogara. Vështirësi paraqesin edhe rrugët kombëtare Kukës-Tirane, Korçe-Kapshtice, Bulqizë-Burrel dhe Elbasan-Tirane, sidomos ne Qafe Kërrabe. Erërat e forta kane hedhur sasi te mëdha dëbore ne këto rruge te cilat janë mbuluar edhe nga shtresat e akullit. Reshjet e dendura te dëborës kane krijuar probleme sidomos ne zonat e thella malore ku trashësia ka arritur ne 40 cm. Për pasoje janë izoluar komunat Shishtavec, Bushtricë, Gryke Çaje, Topojan, Zapod e Arren ne Kukës, ne Tropojë komuna Margegaj, ne Has komunat Golaj dhe Gjinaj, ndërsa ne Pukë, zona e Iballës. Probleme raportohen edhe nga juglindja e vendit. Ne komunat e Voskopojës, Lekasit, Vithkuqit, Dardhës, Moglicës dhe Velcanit është e pamundur te udhëtosh, pasi bora arrin deri ne 50 cm. Te zbardhur nga dëbora janë gdhire edhe Gjirokastra e njësite e qarkut te Elbasanit. Ne qafen e Muzinës përgjatë aksit Gjirokastër-Sarandë bora ka arritur ne 25 cm, çka ka provokuar edhe rrëshqitje te disa mjeteve por fatmirësisht pa dëme ne njerëz. Ne Gjirokastër janë te izoluara komunat e Zagorisë dhe Pogonit. Ndërsa ne Picar e Libohovë për shkak te situatës se krijuar mësohet se është ndërprerë edhe procesi mësimor.
Shpërndaje