E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shtëpitë ende te pabanueshme

Edhe pse tërheqja e ujit u duk se po përmirësonte gjendjen ne qytetin e Shkodres, serish banoret e kryeqendrës se veriut e kane thuajse te pamundur ti kthehen normalitetit. Isuf Uruci, 47 vjeç, banor i lagjes "Ndocaj", tregon jo se i janë shkatërruar jo vetëm pajisjet, por edhe muret kane pësuar çarje. Por problemi me i madh për te është se ku do te sistemoje familjen prej gjashte anëtarësh, pasi kujdestaret e konviktit ku u strehuan pas përmbytjes masive, i kane komunikuar se tashme duhet te largohen prej andej. Edhe qindra shtëpi te tjera ne lagjen "Ndocaj" nuk plotësojnë as kushtet me minimale për te jetuar, ne këto dite kur temperaturat kane zbritur disa grade nen zero. Niveli i ujit ne ditët e para te përmbytjeve ne këtë zone shkonte mbi 1 metër. Ndërkohë, gjendja është e rende ne fshatra, ku edhe pse ka rënie te nivelit te ujit shtëpitë dhe tokat vazhdojnë te jene nen ujë. Komuna Velipojë është tërësisht e izoluar. Ndërsa rrugët qe te çojnë ne Dajc dhe ne Obot janë te kalueshme vetëm për mjetet e ushtrisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›