E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon penalizimi ne Kakavijë

Ka shkuar mbi 200 numri i personave te penalizuar nga doganieret greke ne Kakavijë, qe nga 15 dhjetori, kur pritej te ishte dita e rënies se mureve me Evropën. Shkaku kryesor i kthimeve vijon te jete mungesa e një garancie ligjore nga ana e personit qe do t'i prese ata ne Greqi. Edhe pse kane siguruar një fax nga te afërmit apo miqtë, udhëtarëve nuk u është marre parasysh nga autoritetet greke te cilët kane kërkuar domosdoshmërish një dokument me vule te njome nga policia lokale, qe te shërbeje edhe si dëshmi penaliteti. Për t'i shpëtuar bllokimit ne Kakavijë, pjesa me e madhe e qytetareve tashme kane plotësuar te gjitha kriteret e përcaktuara ne rregullore madje edhe ne atë te publikuar zyrtarisht nga pala greke, por pavarësisht kësaj nuk kane pasur fatin qe te kalojnë kufirin. Krejt ndryshe paraqitet gjendja ne tre pikat e tjera kufitare me Greqinë, ne Kapshticë, Qafe Bote dhe Tre Urat, ku doganieret i përmbahen rregullores zyrtare. E ndërsa Kakavija kërkon dokumentet njësoj si kur aplikohet ne ambasade, autoritetet shqiptare jo vetëm nuk i kane dhënë zgjidhje problemit te qytetareve, por publikojnë çdo dite statistika te te kthyerve për mungese dokumentacioni.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›