Rama: Tjetërsim i fushës së plehrave në Lushnjë, në një burim të ri energjie diellore

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Zona e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë është shndërruar në një park të prodhimit të energjisë diellore, që i shtohet prodhimit të gjelbër në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga tjetërsimi spektakolar i kësaj zone.
“Tjetërsim spektakolar i fushës së plehrave të ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, në një burim të ri energjie diellore”, shkruan Rama.
Ky park prodhimi energjie diellore do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjetik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po është edhe një hapësirë çlodhëse për qytetarët lushnjarë.
/a.f/r.e/