Rama, Topi: Na garanto lirite e te drejtat kushtetuese
Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, "ankohet" tek Presidenti Bamir Topi, mbi situaten aktuale politike ne vend, duke kerkuar edhe nderhyrjen e tij si garant i Kushtetutes se vendit. Per rreth 30 minuta, kreu socialist, zhvilloi dje ne mesdite, nje takim "koke me koke" me kreun e shtetit, Topi, ku i pasqyroi te gjitha shqetesimet e tij mbi situaten politike ne vend. "E kerkova takimin me Presidentin e Republikes, per t'i shprehur shqetesimin e thelle te opozites. Ne emer te te gjithe popullit opozitar dhe te cdo qytetari e qytetareje, qe kerkon shtet te se drejtes. Ne kushtet kur shteti i se drejtes ka rene, ne kushtet kur kane rene te gjitha garancite dhe vendi gjendet ne nje krize te thelle te demokracise dhe te institucioneve qe duhet te garantojne te drejten e secilit, duke garantuar barazine perpara ligjit",-tha Rama pas takimit. Kreu socialist, theksoi se ne takimin me Presidentin Topi, i ilustroi shembuj dhe fakte konkrete per gjithe sa po ndodh dhe kerkoi nga garanti i Kushtetutes, qe te garantoje liri dhe te drejta kushtetuese, duke luajtur rolin qe i takon. Nga ana e tij, Presidenti Bamir Topi, i beri te qarte kreu te opozites, pozicionin e tij kushtetues, ne mbrojtje dhe garanci te ligjit themeltar te shtetit. Nderkohe qe e siguroi ate se do te vijoje te luaje rolin e tij si garant i Kushtetutes dhe i ligjit ne funksion te rritjes se standardeve te institucioneve te drejtesise, profesionalizmit dhe efektshmerise, ndershmerise dhe paanesise se gjyqtareve. Po keshtu, Topi theksoi se do te vazhdoje te punoje per konsolidimin e pavaresise se ketyre institucioneve te shtetit te se drejtes. Takimi mes kreut te shtetit Bamir Topi dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama, erdhi nje dite pas thirrjes qe Topi u beri partive politike per dialog dhe per gjetjen e zgjidhjes mes tyre. Sipas Topit, forcat politike, duhet te dialogojne dhe te gjejne zgjidhjen ne kete situate kritike. Ne menyre te vecante, thirrja behet per bashkepunim ne reformen ne drejtesi, projektligje te cilat nuk mund te miratohen pa voten e deputeteve socialiste. Ky eshte takimi i pare, qe kreu i shtetit ben me kreun e opozites, qe prej tre muajve, nga bojkotimi qe te 64 deputetet socialiste, i kane bere cdo aktiviteti parlamentar. Aktualisht, Presidenti Topi eshte shprehur se do te nderhyje ne krizen aktuale politike, vetem nese kerkohet nga forcat e medha politike.