E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia garanton mbeshtetje per Shqiperine

Ne diten e dyte te vizites se tij zyrtare ne Shqiperi, Presidenti turk Abdullah Gyl, zhvilloi takime me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjate takimit me kreun e qeverise, Presidenti turk Gyl, vleresoi

ndryshimet e jashtezakonshme qe kane ndodhur ne Shqiperi gjate viteve te fundit dhe per sukseset e medha qe qeveria shqiptare ka arritur ne rrugen e reformave te rendesishme gjate kesaj periudhe. "Anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe kontributi qe ju dhe qeveria juaj dhate ne kete drejtim, eshte jashtezakonisht i rendesishem dhe i vleresuar. Gjithashtu, gjej rastin t'ju pergezoj per hapat e rendesishem qe Shqiperia ka hedhur, nen udheheqjen tuaj, ne rrugen e anetaresimit ne BE gjate muajve te fundit", tha Gyl. Sipas tij, Turqia do te vijoje te jete nje aleate e ngushte e Shqiperise, ne kuader te Aleances se Atlantikut te Veriut dhe te mbeshtese ate, si ne perpjekjet e saj per integrim ne Bashkimin Evropian, ashtu edhe ne te gjitha perpjekjet per zhvillim e progres ne fusha te tjera. Te dy personalitetet vleresuan ecurine e suksesshme te kompanive prestigjioze turke ne investimet e tyre ne Shqiperi, ne shume fusha si dhe shprehen gatishmerine per te zgjeruar bashkepunimin ne fushen e energjise, turizmit, policise dhe ruajtjes se rendit, industrise, metalurgjise, etj. Ndersa gjate takimit me Kryetaren e Kuvendit, Topalli, u rikonfirmua vullneti politik i Shqiperise per zgjerimin e metejshem te bashkepunimit me Turqine si nje aleate afatgjate. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia dhe shqiptaret, kane gjetur gjithmone tek shteti, qeveria dhe populli turk nje mik te madh ne rrugen e demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Ajo shprehu kenaqesine qe marredheniet mes dy vendeve jane reflektuar me menyre perfekte, ne bashkepunimin parlamentar permes shkembimeve frekuente te vizitave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›